Kërcënimet e mundshme nga Rusia, Finlanda forcon përgatitjet në rast lufte
Helsinki ka krijuar një rrjet strehash dhe tunele nëntokësore, të dizajnuara për të përballuar edhe kërcënime bërthamore.
21:22 16 h më parë02.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Policia e Shtetit bën të ditur se ka pezulluar nga detyra shtatë efektivë, mes të cilëve shefin e komisariatit të policisë së Peqinit dhe vartës të tij.
Policia e Shtetit bën të ditur se ka pezulluar nga detyra shtatë efektivë, mes të cilëve shefin e komisariatit të policisë së Peqinit dhe vartës të tij.
Sipas njoftimit zyrtar ata nuk kanë ushtruar përgjegjësinë e tyre për dy ambiente të mbyllura ku kultivohej kanabis në fshatin Kurtaj. Krahas pezullimit ndaj tyre nisi dhe hetim disiplinor.
NJOFTIM I POLICISE
Pezullohen nga detyra 7 punonjës policie, për moszbatim haptazi të dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale, në lidhje me rastin e kultivimit të bimëve narkotike në 2 ambiente të mbyllura, në fshatin Kurtaj, Peqin, më datë 19.03.2026.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në vendngjarje, me porosi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, me qëllim përcaktimin e përgjegjësisë ligjore, lidhur me rastin e kultivimit të bimëve narkotike në 2 ambiente të mbyllura, në fshatin Kurtaj, Peqin, që u zbuluan më datë 19.03.2026, Drejtoria e Standardeve Profesionale filloi hetim disiplinor, në zbatim të nenit 121, pika 1, germa “i”, të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, “Moszbatim haptazi i dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale”, për punonjësit e Policisë:
Komisar A. G., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Peqin;
Komisar D. K., me detyrë Shef i Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Peqin;
Nënkomisar S. D., me detyrë Specialist i Policisë Kriminale, në Komisariatin e Policisë Peqin;
Inspektor M. Z., me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Peqin;
Nënkomisar B. L., ish-shef i Komisariatit të Policisë Peqin, aktualisht me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Devoll;
Komisar D. S., ish-shef i Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Peqin, aktualisht me detyrë Shef i Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Devoll;
Inspektor A. K., ish-ndihmësspecialist për Policinë Kriminale (agjent) në Komisariatin e Policisë Peqin, aktualisht me detyrë trupë shërbimi në Njësinë e Pritjes dhe Sigurisë në Gjadër.
Për këta punonjës, për mangësi të konstatuara gjatë përmbushjes së detyrës, bazuar në nenin 163, pika 3, germa “a”, e rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr. 112, datë 24.02.2025, u bë pezullimi disiplinor nga detyra.
Policia e Shtetit është e vendosur për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, për të çuar para drejtësisë autorët e saj, si dhe për të ndëshkuar cilindo punonjës policie që nuk përmbush detyrat funksionale, që bëhet ndihmës apo palë me shtetasit që kryejnë këtë veprimtari.
Në Gjykatën Administrative ka nisur seanca ndaj prokurorit Ols Dado, ku këtë herë, ndryshe nga seanca në GJKKO, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishte i pranishëm.
14:02 13 min më parë03.04.2026.
Autori
Në kuadër të turit "Punët e Shqipërisë" kryeministri Edi Rama është takuar paraditen e kësaj të premte me krerët e bashkive në vend.
13:15 1 h më parë03.04.2026.
Autori
Kreu i demokratëve Sali Berisha ka folur në konferencën e radhës për shtyp për raportin e IBAR të Bashkimit Europian, që për të është shtyrë për herë të tretë tashmë.
13:04 1 h më parë03.04.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi të riun një ditë më parë që përplasi tre makina dhe me hanxhar në dorë kërcënoi kalimtarët e rastit.
12:43 1 h më parë03.04.2026.
Autori
NBA ka veshur ngjyrat kuq e zi me valle dhe këngë shqiptare duke e çuar traditën tonë në eventin e rëndësishëm sportiv në SHBA.
12:28 1 h më parë03.04.2026.
Autori
Spiropali shton se për shkak të kësaj krize, rreziku është që Republika Parlamentare të mbetet vetëm formë, dhe jo përmbajtje.
12:01 2 h më parë03.04.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka finalizuar pas tre muajsh hetime goditjen e një rasti prostitucioni në Tiranë. Sipas informacioneve zyrtare, në ambientet e një qendre fizioterapeutike, në pronësi të një 40-vjeçareje, që është arrestuar tashmë, ushtrohej prostitucion.
11:49 2 h më parë03.04.2026.
Autori
Vetë Erion Veliaj nuk ishte i pranishëm sot në seancën e zhvilluar ndaj tij dhe 29 të pandehurve të tjerë në GJKKO, por janë shënuar përplasje mes avokatit të tij Plarent Ndreca dhe prokurorit të SPAK, Ols Dado.
11:38 2 h më parë03.04.2026.
Autori
Ministri theksoi se Policia ka forcuar masat e sigurisë në vendndodhje që konsiderohen me rëndësi kritike dhe ka ngritur kapacitetet për t’u përballur me kërcënime.
11:29 2 h më parë03.04.2026.
Autori
Komente (0)