Rrëzohet avioni rus i epokës sovjetike, nuk ka të mbijetuar

Një avion rus është rrëzuar mbi Krime duke shkaktuar vdekjen e 29 personave. Paraprakisht, dyshohet se avioni është rrëzuar nga një defekt.

Burimi: BBC

01.04.2026. 08:10

Rrëzohet avioni rus i epokës sovjetike, nuk ka të mbijetuar

Një aeroplan ushtarak rus i epokës sovjetike është rrëzuar në Krime, duke shkaktuar vdekjen e 29 personave që ndodheshin në bordin e tij.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes ruse,  avioni humbi kontaktet me kullën e kontrollit, teksa mbetjet e tij u gjetën disa orë më vonë.

Paraprakisht dyshohet se avioni është rrëzuar për shkak të disa problemeve teknike gjatë një fluturimi rutinë. Ministria konfirmon se si pasojë e përplasjes së tij nuk ka asnjë të mbijetuar.

Ministria nuk raportoi dëme të jashtme në aeroplan, duke nënkuptuar se raketat, dronët apo zogjtë nuk dyshohen se kanë shkaktuar rrëzimin.

An-26 është një avion i epokës sovjetike që përdoret kryesisht për të transportuar ngarkesa të rënda dhe numër të vogël pasagjerësh në distanca të shkurtra deri të mesme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)