Bimët në “Fazë të parë”, asgjësohen qindra rrënjë kanabis, 3 në pranga

Policia në Malësinë e Madhe ka goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në kubikë. Tre persona u arrestuan dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.

01.04.2026. 13:13

Bimët në “Fazë të parë”, asgjësohen qindra rrënjë kanabis, 3 në pranga

Policia e Shtetit ka goditur një tentativë për kultivimin e bimëve narkotike kanabis sativa në zonën e Malësisë së Madhe.

Gjatë operacionit “Faza e parë” janë vënë në pranga 3 persona dhe proceduar penalisht dy të tjerë, të cilët kishin mbjellë qindra kubike me fidanë kanabisi në fshatrat Bajzë dhe Gruemirë.

Si rezultat i operacionit, në fshatin Bajzë, u evidentuan një numër i konsiderueshëm filizash të dyshuar kanabisi, të kultivuar në platforma polisteroli, me qëllim kultivimin e tyre në tokë.

Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasit Ersad Qerimaj, Bora Qerimaj dhe Adelina Qerimaj.

Ndërkohë, në fshatin Gruemirë Çezmë, në një magazinë u konstatuan edhe disa platforma të tjera polisteroli, në të cilat ishin kultivuar filiza dhe fara narkotike të dyshuara kanabisi.

Për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi B. R., 52 vjeç, banues në fshatin Gruemirë Çezmë, dhe nisi procedimi penal për shtetaset E. R., 41 vjeçe, dhe Z. R., 75 vjeçe, banuese në këtë fshat.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)