E “tradhtoi” sjellja, arrestohet shqiptari me çantën me kokainë në Itali

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar nga policia italiane, ndërsa në pranga ka rënë një shtetas shqiptar.

05.04.2026. 16:23

E “tradhtoi” sjellja, arrestohet shqiptari me çantën me kokainë në Itali

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar nga policia italiane, ndërsa në pranga ka rënë një shtetas shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e San Trovasos, ku gjatë një kontrolli rutinë autoritetet ndaluan një 40-vjeçar shqiptar. Sipas mediave italiane, sjellja e tij e dyshimtë dhe shenjat e dukshme të nervozizmit kanë ngritur menjëherë dyshime tek efektivët.

Pas kontrollit fizik, në çantën e shpinës së tij u gjetën dhe u sekuestruan rreth 7 kilogramë kokainë. Sasia e drogës dyshohet se ishte e destinuar për t’u shpërndarë gjatë festave të fundjavës në zona të ndryshme.

40-vjeçari është arrestuar në vendngjarje, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrjetin e mundshëm të përfshirë dhe destinacionin e saktë të lëndës narkotike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)