Rusia dhe Kina bllokojnë rezolutën për Ngushticën e Hormuzit në OKB

Rezoluta mori 11 vota pro, ndërsa Pakistani dhe Kolumbia abstenuan. Megjithatë, vetoja e dy anëtarëve të përhershëm bëri që ajo të mos miratohej.

Burimi: BBC

07.04.2026. 18:44

Rusia dhe Kina bllokojnë rezolutën për Ngushticën e Hormuzit në OKB

Rusia dhe Kina kanë vendosur veton ndaj një projekt-rezolute në Këshillin e Sigurimit në OKB, e cila synonte të forconte përpjekjet ndërkombëtare për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit.

Rezoluta mori 11 vota pro, ndërsa Pakistani dhe Kolumbia abstenuan. Megjithatë, vetoja e dy anëtarëve të përhershëm bëri që ajo të mos miratohej.

Takimi u drejtua nga ministri i Jashtëm i Bahreini, Abdullatif bin Rashid Al Zayani, i cili theksoi se projekti ishte një përgjigje serioze ndaj veprimeve të përsëritura armiqësore nga Irani dhe paralajmëroi për pasoja të rënda nëse komuniteti ndërkombëtar nuk reagon.

Projekti fillestar ishte shumë më i ashpër. Ai ishte hartuar nën Kapitullin VII të Kartës së OKB-së, që do të thotë se mund të lejonte përdorimin e forcës ushtarake për të garantuar sigurinë në zonë.

Gjatë negociatave, për të fituar më shumë mbështetje, fillimisht u hoq referenca ndaj Kapitullit VII, pra u eliminua mundësia e drejtpërdrejtë për ndërhyrje ushtarake të autorizuar nga OKB.

Më pas, teksti u zbut edhe më tej, duke kaluar nga formulime që “autorizonin përdorimin e të gjitha mjeteve mbrojtëse të nevojshme” në një gjuhë më të butë që vetëm “inkurajon fuqimisht” shtetet të marrin masa mbrojtëse.

Pra, nga një dokument që mund të hapte rrugën për veprime ushtarake, rezoluta u kthye në një thirrje më shumë politike dhe mbështetëse, pa detyrim të drejtpërdrejtë.

Sipas përfaqësuesit të Bahreinit, nëse përdorimi i kësaj rruge detare si mjet presioni nuk ndalet, mund të krijohet një precedent i rrezikshëm edhe në zona të tjera strategjike, duke rritur pasigurinë globale.

Rezoluta nuk u miratua, por debati nxori në pah ndarjet e thella mes fuqive të mëdha për mënyrën se si duhet menaxhuar siguria në rajone kritike të botës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)