“Udha e Kryqit” në Kolose, për herë të parë Papa e mban vetë kryqin e vuajtjeve

Gjatë ceremonisë u theksua shqetësimi për përdorimin e fesë si justifikim për konfliktet, duke nënvizuar se ata që nxisin luftëra do të mbajnë përgjegjësi përpara Zotit.

03.04.2026. 22:37

“Udha e Kryqit” në Kolose, për herë të parë Papa e mban vetë kryqin e vuajtjeve

Në kuadër të ceremonive të së Premtes së Madhe, Papa Leoni XIV ka udhëhequr ritualin tradicional të “Udhës së Kryqit” në Koloseum, duke përcjellë një mesazh të fortë mbi përgjegjësinë morale për luftërat në botë. Rreth 30 mijë besimtarë u mblodhën për të ndjekur nga afër këtë ceremoni të rëndësishme, një nga momentet më kulmore të Javës së Shenjtë në Romë.

Foto nga web

Këtë vit, rituali u shënua nga një simbolikë e veçantë, pasi vetë Papa mbajti kryqin përgjatë të gjitha 14 stacioneve, duke përshkuar rrugëtimin e vuajtjeve të Krishtit. Më herët gjatë ditës, Papa kishte drejtuar edhe liturgjinë e Pasionit të Krishtit në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku u reflektua mbi sakrificën dhe mesazhin e besimit.

Meditimet e këtij viti, të përgatitura nga Francesco Patton, u përqendruan te vuajtjet njerëzore dhe sfidat e kohës moderne. Ndërkohë, gjatë ceremonisë u theksua edhe shqetësimi për përdorimin e fesë si justifikim për konfliktet, duke nënvizuar se ata që nxisin luftëra do të mbajnë përgjegjësi përpara Zotit.

Pjesëmarrja e lartë e besimtarëve dhe atmosfera solemne e kthyen këtë ngjarje në një moment reflektimi të thellë shpirtëror, jo vetëm për të pranishmit në Romë, por edhe për miliona njerëz që e ndoqën në mbarë botën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)