Një ceremoni për Vitin e Ri Hënor në Tajvan u ndërpre papritur pas një incidenti të pazakontë që përfshiu presidentin Lai Ching-te dhe një zyrtar lokal të tempullit.
Ngjarja ndodhi gjatë një aktiviteti publik, ku presidenti po merrte pjesë krah për krah me drejtuesin e Tempullit Martial të Riteve të Sakrificës, Lin Pei-huo.
Sipas pamjeve të shpërndara në media, Lin filloi të shfaqte shenja shqetësimi teksa qëndronte në skenë pranë personaliteteve të tjera. Ai mbylli sytë disa herë, u lëkund lehtë dhe u përpoq të mbulonte gojën me dorë, por përfundoi duke vjellë, ndërsa një pjesë e spërkatjes preku edhe shpatullën e presidentit.
Pas incidentit, Lin u mbështet në një tavolinë aty pranë, ndërsa ndihmësit ndërhynë menjëherë për ta ndihmuar. Presidenti Lai, i cili ka formim si mjek para se të hynte në politikë, reagoi duke ofruar ndihmë dhe duke koordinuar masat e para, ndërsa ceremonia u pezullua përkohësisht.
Më vonë, Lai bëri të ditur se disa anëtarë të familjes së Linit kishin qenë të infektuar me norovirus dhe se gjendja e tij ishte stabilizuar. Edhe vetë Lin kërkoi falje për ndërprerjen, duke e cilësuar situatën si të papritur dhe të pashmangshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Si pasojë e sulmit janë shkaktuar dëme të pariparueshme në një AWACS amerikan E-3 Sentry, një nga avionët më të rëndësishëm radar qëë shërben për paralajmërime dhe kontrolline e hershëm të ushtrisë amerikane.
Iran International bën me dije se në krye të udhëheqjes iraniane kanë dalë mosmarrëveshje serioze mbi menaxhimin e luftës dhe ndikimin e saj në ekonomi.
Ramstein, e vendosur në landin Rheinland-Pfalz, është baza më e madhe ajrore amerikane në Evropë dhe një qendër kyçe logjistike për operacionet ushtarake. Ish-zyrtari i NATO-s, William Alberque, thekson se “Ramstein quhet edhe porta për në Evropë”.
Përveç zjarrit, aeroplanmbajtësja është përballur edhe me vështirësi të vazhdueshme teknike. Raportohet për probleme me sistemet hidraulike, të cilat kanë ndikuar në funksionimin e rreth 650 tualeteve në bord, duke krijuar një sfidë serioze për ekuipazhin e madh.
Ushtria izraelite deklaroi në platformën X se ka realizuar një sulm në shkallë të gjerë ndaj infrastrukturës iraniane në zemër të Teheran. Sipas deklaratës, janë goditur “dhjetëra depo armësh dhe vende prodhimi”, si dhe janë çmontuar “qendra komanduese të lëvizshme.
Brenda pak orësh, Dubai dhe qytetet e tjera në Emiratet e Bashkuara Arabe u gjendën nën ujë, të përmbytura nga stuhitë që I kthyen rrugët dhe nënkalimet në lumenj balte dhe mbeturinash.
Teherani deklaron se po qëndron pavarësisht shfarosjes së udhëheqjes së ti dhe mohon skenarët e shembjes së shpejtë duke paralajmëruar se konflikti do të vazhdojë pa u tërhequr.
Një operacion i mundshëm tokësor nuk do të përbënte një pushtim në shkallë të plotë, vëren gazeta amerikane, por mund të përfshijë bastisje nga forcat e Operacioneve Speciale dhe këmbësorisë.
Komente (0)