“Çmimi i naftës mund të arrijë në 200 dollarë për fuçi!”

Rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë mbi furnizimin global me energji kanë rikthyer frikën për një tjetër krizë të çmimeve të naftës, me disa parashikime që flasin për nivele rekord deri në 200 dollarë për fuçi.

Burimi: Newsmax

02.04.2026. 17:24

“Çmimi i naftës mund të arrijë në 200 dollarë për fuçi!”

Rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë mbi furnizimin global me energji kanë rikthyer frikën për një tjetër krizë të çmimeve të naftës, me disa parashikime që flasin për nivele rekord deri në 200 dollarë për fuçi.

Sipas një analize të publikuar nga Axios, skenarët më ekstremë lidhen me mundësinë e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës dhe gazit në botë. Ekspertët theksojnë se rreth 20% e furnizimit global kalon përmes kësaj rruge, çka e bën çdo ndërprerje potencialisht shumë të rrezikshme për tregjet ndërkombëtare.

Megjithatë, këto projeksione konsiderohen hipotetike dhe të bazuara në skenarë të këqij, jo në kushtet aktuale të tregut. Aktualisht, çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm, duke iu afruar përkohësisht nivelit prej 120 dollarësh për fuçi, ndërsa në SHBA çmimi i benzinës ka kaluar mbi 4 dollarë për gallon, shkruan Newsmax.

Analiza të ndryshme sugjerojnë se në rast dëmtimi të infrastrukturës energjetike, çmimet mund të kalojnë 150 dollarë për fuçi, ndërsa një përshkallëzim më i gjatë i konfliktit, sidomos gjatë verës, mund të çojë në nivele edhe më të larta, deri në 200 dollarë.

Pavarësisht kësaj, tregu global po mbahet ende nën kontroll falë faktorëve afatshkurtër, si rezervat strategjike dhe sasia e naftës që ndodhet tashmë në transport. Por ekspertët paralajmërojnë se këto rezerva nuk janë të pafundme.

Ecuria e mëtejshme e çmimeve do të varet nga zhvillimet në terren, hapja e rrugëve të furnizimit dhe aftësia e prodhuesve për të kompensuar mungesat e mundshme në treg.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)