Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Flamur Nokës, Elda Hotit dhe Albana Vokshit

Partia Socialiste ka depozituar në Sekretariati i Etikës kërkesat për masa disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, Flamur Noka, Elda Hoti dhe Albana Vokshi.

03.04.2026. 15:31

Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Flamur Nokës, Elda Hotit dhe Albana Vokshit

Partia Socialiste  ka depozituar në Sekretariati i Etikës kërkesat për masa disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, Flamur Noka, Elda Hoti dhe Albana Vokshi.

Sipas kërkesës së paraqitur, për Flamur Nokën kërkohet përjashtim nga Kuvendi për 60 ditë, ndërsa për Elda Hotin dhe Albana Vokshin kërkohet përjashtim për 30 ditë secila.

Fillimisht deputeti Flamur Noka u përball me Taulant Ballën. Ky i fundit e humbi qetësinë pasi Flamur Noka e quajti “vrasës të Ravik Gurrës”. “Do të të rrjep si kec. Je ai që kërcënon dhe shantazhon deputetë e opozitës. Do të të bëj atë që as nuk të shkon në mendje,” mësohet të ketë thënë Noka gjatë debatit.

Më pas, në momentin kur Bora Muzhaqi mori fjalën nga ulësja e saj në Kuvend, ligjvënësja demokrate Elda Hoti ju afrua dhe i hoqi me forcë kartën që i mundëson aktivizimin e sistemit audio çdo deputeti. Ky veprim ndezi gjakrat, teksa kreu i Grupit të PS, Taulanat Balla u duk tepër i tensionuar teksa i kërkonte llogari Hotit. Sakaq gjatë përplasjes, deputetja e PD ju kthye ashpër Ballës duke thënë: “Kujdes ti kur flet me mua... Pse kush jam unë shoqja jote ëëë, kush jam unë? Kush je ti?”.

Në këtë konflikt ndërhyri më pas edhe Muzhaqi, e cila i tha Hotit: "Si mund t'i marrë kartën një vajzë, një vajze". 

Ndaj seancës së djeshme reagoi dhe Elisa Spiropali, e cila tha se Parlamenti po dështon dhe se republika rrezikon të mbetet vetëm formë. Sipas saj, parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij përfaqësues dhe kontrollues dhe nuk po prodhon më politikë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)