Rama me kryebashkiakët: Flotë zjarrfikësesh dhe makina pë pastrimin e qyteteve

Kryeministri Edi Rama në takimin me kryebashkiakët në kuadër të turit "Punët e Shqipërisë" tha se për njësitë e qeverisjes vendore do të vihen në dispozicion flotë zjarrfikësesh dhe makina për pastrimin e qyteteve.

03.04.2026. 15:17

Rama me kryebashkiakët: Flotë zjarrfikësesh dhe makina pë pastrimin e qyteteve

Kryeministri Edi Rama në takimin me kryebashkiakët në kuadër të turit "Punët e Shqipërisë" tha se për njësitë e qeverisjes vendore do të vihen në dispozicion flotë zjarrfikësesh dhe makina për pastrimin e qyteteve.

Ai paralajmëroi edhe penalitete për qytetarët që nuk bashkëpunojnë me pushtetin vendor për tu bërë pjesë e sistemit të adresave.

"Kemi nisur një proces me ekipet e ministrive për të parë situatën në lidhje me prioritetet dhe problematikat e për të pasur një lexim të plotë të çdo sektori në kontekstin e kësaj faze të qeverisjes. Për këtë arsye menduam që të bëjmë edhe këtë takim
Prioritetet: Kemi përgatitur një projekt të rëndësishëm për të mbështetur pushtetin vendor për të vënë në dispozicion të bashkive flotë të re automjetesh që do të duhet të ndihmojnë në proceset që kanë të bëjnë me pastrimin e kanaleve dhe punën e domosdoshme parapërgatitore për sezonet e mëtejshme që të lehtësohen proceset e ujitjes dhe pasoja që vijnë nga përmbytjet. Projekt që do ta finalizojmë në muajt në vijim.
Një pikë tjetër e rëndësishme është puna për të finalizuar sistemin e adresave, duke kërkuar të gjithë ju të angazhoheni shumë seriozisht në atë pjesë të punës që takon bashkive. Finalizimi do angazhimin e individëve dhe në pikat e planitë të punës do të ketë një pikë për penalitet për ata që nuk bashkëpunojnë me pushtetin vendor për t’u bërë pjesë e sistemit të adresave", tha Rama.

Ai u la porosi kryebashkiakëve që të identifikojnë shtëpitë e vjetra që duhet të kthehen në muze.

“Në çdo bashki, në shumicën dërrmuese të tyre të paktën, ka shtëpi me vlera të rëndësishme për trashëgiminë kulturore që janë të pa banuara apo në rrënim e sipër. Ajo që po bëjmë me Ministrinë e Kulturës është marrje e tyre nga shtëpi dhe shpronësimi i tyre për ti muzealizuar më pas. Angazhohuni përcaktoini si kandidatura për të hyrë në këtë proces, ndajini me Ministrin e Kulturës për të klasifikuar vlerat e tyre dhe planifikoni se për çfarë mund të muzealizohen. Kemi shumë gjëra që mund të ekspozojmë, jemi një vend që ka në zemrën e aktivitetit të tij turizmin. Duhet të rrisim aksionet.
Kur na pyesin kush është pija tradicionale shqiptare ne themi është rakia. Por nuk kemi një muzë për rakinë, verën apo vajin e ullirit, të cilat i kem në disa variante”, tha ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)