Shtyhet seanca në Administrative ndaj Ols Dados, avokati i Veliajt: Qytetar me atribute të prokurorit

Avokati i Erjon Veliajt ka folur për mediat pas përfundimit të seancës në Gjykatën Administrative, ku kryebashkiaku ka paditur dekretin për emërimin prokuror të Ols Dados.

03.04.2026. 14:46

Për Plarent Ndrecën Ols Dado është emëruar në kundërshtim me ligjit dhe se është një qytetar që ka marrë atributet e prokurorit. 

"Siç e patë ishit dëshmitar të një fakti që doli qartë, nëse plotëson ose jo kriteret prokurori që arrestoi dhe ndaloi kreun e bashkisë së Tiranës, dhe doli që kriteret nuk janë plotësuar. Padia ka qëllim të investojë gjykatën të vlerësojë nëse kemi një prokuror apo një qytetar të thjeshtë që ka marrë atributet në mënyrë të paligjshme të një prokurori. Është një çështje që lidhet me shtetin e së drejtës dhe shkon përtej individin. Hap precedent që çdo qytetar mund të bëhet prokuror", tha ai.

Gjykata ka argumentuar se seanca u shty në mënyrë që të rregullohet ndërgjyqësia, ose në të kundërt do të vendoset pushimi i padisë. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)