“Oh Zot, sa turp!” U bë “tapë” në ditën e dasmës, nusja përfundon pa ndjenja në ambulancë
Një dasmë që duhej të ishte dita më e lumtur e jetës së saj, përfundoi me një incident të pazakontë për një nuse 31-vjeçare në Britani, e cila humbi ndjenjat nga konsumimi i tepërt i alkoolit.
Një dasmë që duhej të ishte dita më e lumtur e jetës së saj, përfundoi me një incident të pazakontë për një nuse 31-vjeçare në Britani, e cila humbi ndjenjat nga konsumimi i tepërt i alkoolit.
Danielle Crowther, nënë e një fëmije, u martua më 3 prill me partnerin e saj Lewis, pas një ceremonie që nisi normalisht në Kent. Por gjatë festës, situata mori një kthesë të papritur. Ajo rrëfen se, për shkak të ankthit, nuk kishte ngrënë gjatë përgatitjeve, ndërsa gjatë mbrëmjes i ofroheshin vazhdimisht pije të ndryshme.
Foto nga web
“Gjatë pritjes më jepnin vazhdimisht pije dhe u ula pranë fëmijës tim dhe thjesht ika”, ndërsa shtoi se kishte konsumuar shumë lloje alkooli njëherësh. “Kam përzier shumë gjëra, duhej t’i përmbahesha një pijeje të vetme”, pranoi ajo.
Në fund të mbrëmjes, nusja humbi ndjenjat, duke detyruar bashkëshortin të thërriste ambulancën. “Burri im thirri ambulancën. Nuk mbaj mend asgjë nga ajo që ndodhi”, u shpreh ajo. Mjekët konstatuan se ajo ishte thjesht e dehur dhe nuk ishte e nevojshme të transportohej në spital.
Pamjet e incidentit u shpërndanë në rrjete sociale, ku nusja shihej pa ndjenja në ambulancë ende me fustanin e bardhë. “Oh Zot, sa turp”, reagoi ajo më pas.
Foto nga web
Pavarësisht sikletit fillestar, Danielle thotë se tani e sheh me humor situatën dhe thekson se nuk ia prishi dasmën. Ajo u bën thirrje nuseve të ardhshme të mos konsumojnë alkool pa ngrënë, duke theksuar se stresi i ditës së madhe ndikoi në gjendjen e saj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Nuk është hera e parë që kërkohet transmetim i drejtpërdrejtë i seancave gjyqësore në procese të profilit të lartë, një kërkesë e ngjashme është bërë më herët edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Zhvillimet e fundit në teknologjinë ushtarake po ndryshojnë mënyrën se si përballen kërcënimet ajrore, ndërsa Shtetet e Bashkuara po testojnë një sistem të ri të quajtur “Leónidas”, i cili përdor impulsi elektromagnetike për të neutralizuar dronët.
Ideja është që fermerët të ruajnë prodhimin individual, por të bashkohen në fazat e rëndësishme si blerja e inputeve, përpunimi, ambalazhimi dhe shitja, duke ulur kostot dhe rritur fuqinë në treg.
Ai pretendoi se në Shqipëri “bosët e karteleve të drogës”, përfshirë edhe grupe si Sinaloa, kanë akses dhe ndikim, duke akuzuar qeverinë se u ka hapur dyert për investime të dyshimta.
Dhankar nuk është vetëm një fshat në Himalaje, por një vend ku natyra, historia dhe mbijetesa bashkëjetojnë në kufij. I vendosur në një lartësi prej gati 3,900 metrash, në një kodër të zhveshur e të thatë që përfundon në një shkëmb të pjerrët, Dhankar duket më shumë si një shesh xhirimi filmash.
Avokado është i pasur me yndyra të shëndetshme, ka veti anti-inflamatore, shije të këndshme dhe përdoret lehtësisht në shumë receta, nga sallatat deri te guacamole.
Bileta e re, e quajtur “Economy Basic”, do të përfshijë vetëm një send të vogël personal, siç është një çantë laptopi ose një çantë shpine, tha kompania. Biletat e reja fillimisht do të jenë të disponueshme në itinerare të caktuara nga 28 prilli për udhëtime nga 19 maji e tutje.
Një foto e një familjeje emigrante të përlotur të ndarë nga ICE fitoi çmimin e parë në Çmimet Botërore të Fotografisë së Shtypit 2026, World Press Photo.
Komente (0)