Fruti “trendy” që ka shumë përfitime, por edhe disa të meta
Avokado është i pasur me yndyra të shëndetshme, ka veti anti-inflamatore, shije të këndshme dhe përdoret lehtësisht në shumë receta, nga sallatat deri te guacamole.
Në vitet e fundit është kthyer në një nga ushqimet më të preferuara vitet e fundit, i konsideruar shpesh si një “superfood” për shkak të vlerave të larta ushqyese. Avokado është i pasur me yndyra të shëndetshme, ka veti anti-inflamatore, shije të këndshme dhe përdoret lehtësisht në shumë receta, nga sallatat deri te guacamole.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se avokado duhet konsumuar me masë, pasi është një frut me përmbajtje të lartë kalorike. Po ashtu, për shkak të nivelit të lartë të kaliumit, ai mund të mos jetë i përshtatshëm për personat që vuajnë nga probleme me veshkat.
Një tjetër kritikë lidhet edhe me ndikimin mjedisor të kultivimit të tij, që konsiderohet relativisht i lartë. Në përfundim, avokado mbetet një ushqim i shëndetshëm, por rekomandohet të përfshihet në dietë në sasi të moderuara, brenda një regjimi ushqimor të balancuar.
A është frut apo perime?
Nga pikëpamja botanike, avokado është frut, pasi është një lloj kokrre që vjen nga bima Persea americana, e familjes Lauraceae, ku bëjnë pjesë edhe dafina dhe kanella. Ai ka një farë të vetme të madhe në qendër. Në kuzhinë, për shkak të shijes neutrale dhe përmbajtjes së ulët të sheqerit, avokado shpesh trajtohet si perime dhe përdoret kryesisht në gatime të kripura.
Foto ilustruese
Shumë yndyra të mira dhe shumë kalori
Avokado është veçanërisht i pasur me yndyra mono-të-pangopura, të njohura si “yndyrna të mira”. Për 100 gram tul, avokado përmban rreth 20 gram yndyrë, rreth 8 gram karbohidrate, rreth 1.8 gram proteina dhe afro 220 kalori. Kjo e bën atë shumë të ngopshëm dhe të dobishëm për kontrollin e oreksit dhe të nivelit të sheqerit në gjak.
Përfitimet kryesore për shëndetin
Sipas specialistëve, konsumimi i avokados lidhet me disa efekte pozitive. Ai ndihmon në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut falë përmbajtjes së lartë të kaliumit, por përmban edhe minerale të rëndësishme si magnez, zink, mangan dhe fosfor. Gjithashtu ka folate që ndihmojnë në proceset e rritjes dhe riparimit të qelizave, si edhe ndihmon në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe rritjen e atij të mirë (HDL), duke mbështetur shëndetin e zemrës. Avokado mbetet një zgjedhje e mirë për një dietë të shëndetshme, por gjithmonë me kujdes në sasinë e konsumuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Nuk është hera e parë që kërkohet transmetim i drejtpërdrejtë i seancave gjyqësore në procese të profilit të lartë, një kërkesë e ngjashme është bërë më herët edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Zhvillimet e fundit në teknologjinë ushtarake po ndryshojnë mënyrën se si përballen kërcënimet ajrore, ndërsa Shtetet e Bashkuara po testojnë një sistem të ri të quajtur “Leónidas”, i cili përdor impulsi elektromagnetike për të neutralizuar dronët.
Ideja është që fermerët të ruajnë prodhimin individual, por të bashkohen në fazat e rëndësishme si blerja e inputeve, përpunimi, ambalazhimi dhe shitja, duke ulur kostot dhe rritur fuqinë në treg.
Ai pretendoi se në Shqipëri “bosët e karteleve të drogës”, përfshirë edhe grupe si Sinaloa, kanë akses dhe ndikim, duke akuzuar qeverinë se u ka hapur dyert për investime të dyshimta.
Dhankar nuk është vetëm një fshat në Himalaje, por një vend ku natyra, historia dhe mbijetesa bashkëjetojnë në kufij. I vendosur në një lartësi prej gati 3,900 metrash, në një kodër të zhveshur e të thatë që përfundon në një shkëmb të pjerrët, Dhankar duket më shumë si një shesh xhirimi filmash.
Bileta e re, e quajtur “Economy Basic”, do të përfshijë vetëm një send të vogël personal, siç është një çantë laptopi ose një çantë shpine, tha kompania. Biletat e reja fillimisht do të jenë të disponueshme në itinerare të caktuara nga 28 prilli për udhëtime nga 19 maji e tutje.
Një dasmë që duhej të ishte dita më e lumtur e jetës së saj, përfundoi me një incident të pazakontë për një nuse 31-vjeçare në Britani, e cila humbi ndjenjat nga konsumimi i tepërt i alkoolit.
Një foto e një familjeje emigrante të përlotur të ndarë nga ICE fitoi çmimin e parë në Çmimet Botërore të Fotografisë së Shtypit 2026, World Press Photo.
Komente (0)