Skandali me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra

Qeveria e Greqisë është shkundur nga themelet pas skandalit të subvencioneve bujqësore të Bashkimit Europian.

03.04.2026. 13:28

Skandali me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra

Qeveria e Greqisë është shkundur nga themelet pas skandalit të subvencioneve bujqësore të Bashkimit Europian. 

Tre ministra kanë dhënë dorëheqjen lidhur me këtë aferë, Ministri i Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Kostas Tsiaras, ministri i Krizës Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Giannis Kefalogiannis, si dhe zv.ministri i Shëndetësisë, Dimitris Vartzopoulos. Dorëheqjen mësohet se e ka dhënë dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Nea Demokratia, Kostas Skrekas.

Mediat greke bëjnë të ditur se dorëeheqjen ua ka kërkuar vetë kryeministri grek Kiriakos Mitsotaksi. 

Një ditë më parë Prokuroria Europiane i dërgoi dosjen parlamentit grek për skandalin me organizmin që shpërndante subvencionet bujqësore, duke kërkuar heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Nea Demokratia. 

Sipas hetimeve, përmes deklarimeve të rreme, manipulimeve elektronike dhe ndërhyrjeve të favorizuara në vitin 2021 janë marrë në mënyrë të paligjshme subvencione bujqësore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)