Në Gjykatën Administrative ka nisur seanca ndaj prokurorit Ols Dado, ku këtë herë, ndryshe nga seanca në GJKKO, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishte i pranishëm.
Në fjalën e tij Veliaj është shprehur se është arrestuar nga dikush që nuk ekziston dhe se në këtë seancë nuk ishte as për dramë e as për mëshirë.
"Jam këtu për të treguar çfarë i shkaktoi kjo Bashki e Tiranës, kur shikoj njerëz që s’kanë mbaruar magjistraturën dhe arrestojnë njerëz. Jam i vetmi njeri që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston. Nesti Angoni nuk ekziston.
Unë jam kallëzuar për inceneratorët. Dje fitova gjyqin për shpifje, me italianin. Kam frikë se e gjitha kjo është një intrigë. Ku ka dëmtuar Erjon Veliaj në punën e vet? Ajo që më ngacmoi të bëja këtë padi, është i vetmi rast që afati 2-javor për të regjistruar një procedim nuk është regjistruar pas 7 muajsh, kur afati ishte 15 ditor. Kërcej shumë gjëra në këtë proces, ky është një sikaroi që ka marrë këtë gjë në dorë, kjo s’ka lidhje me SPAK apo me reformën në drejtësi. 7 muaj regjistrim procedimi dhe më pas 1 vit tjetër regjistrimi i emrit tim. Më është bërë një veting i jetës sime", mësohet të jetë shprehur kryebashkiaku.
Sakaq, vetë prokurori Dado nuk ka qenë i pranishëm në seancë, por i përfaqësuar nga avokati i tij Erabër Madhi. Me përfaqësues ishte edhe KLP dhe Presidenca, ndërsa Avokatura e Shtetit nuk është paraqitur.
Në seancën e paradites në GJKKO, vetë Veliaj nuk ishte i pranishëm por pati përplasje mes prokurorit Dado dhe avokatit të Veliajt, Plarent Ndreca. Ky i fundit kërkoi kohë të njihet me aktet, ndërsa për Dadon nuk ishte e nevojshme që Veliaj të ndërronte kaq shpesh avokatët. Kjo seancë u shty.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)