Klodian Braho do të jetë pasuesi i Altin Dumanit në krye të SPAK dhe drejtuesi i tretë i institucionit që nga krijimi i tij. Braho u zgjodh në krye të SPAK me 7 vota të anëtarëve të KLP-së, në një mbledhje që u ndoq me interes edhe nga përfaqësues të trupës diplomatike.
Klodian Braho është zgjedhur drejtuesi i ri i SPAK. Ai mori 7 vota të anëtarëve të KLP-së. Kandidati i dytë më i votuar pas tij ishte Adnan Xholi. Ndërkohë, një votë shkoi për Elvin Gokaj, ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.
Braho do të ketë një mandat 3-vjeçar si drejtues i SPAK, duke pasuar në këtë detyrë Altin Dumanin. Ai do të marrë zyrtarisht detyrën si drejtues i Prokurorisë së Posaçme në 19 dhjetor.
Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho e përmbylli prezantimin e tij para KLP duke dhënë edhe një koment mbi termin "Republikë Prokurorësh", që shpesh i është veshur Prokurorisë së Posaçme.
Kandidati për drejtimin e SPAK, prokurori Klodian Braho, paraqiti vizionin e tij për kryesimin e Prokurorisë së Posaçme. Ai theksoi se prioritet mbetet forcimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Mbledhja e KLP ku do të votohet pë kreun e ri të SPAK, po ndiqet nga afër nga përfaqësuesit e trupës diplomatike. Silvio Gonzato dhe Nancy VanHorn janë ulur përballë kandidatëve, të cilët po paraqesin platformat e tyre.
Vendimi u mor vetëm pak pas përfundimit të prezantimit të platformave të katër kandidatëve në mbledhjen e sotme të KLP-së, një proces që u ndoq edhe nga trupa diplomatike e stacionuar në Tiranë.
Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato, e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn dhe ambasadori britanik Nicholas Abbott u ulën kandidatëve dhe e ndoqën procesin e përzgjedhjes në kohë reale, duke treguar edhe njëherë interesin e lartë të ndërkombëtarëve për drejtimin e SPAK.
Pasi zgjodhi kreun e BKH, KLP është mbledhur për të caktuar drejtuesin e ri të SPAK, pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit. Në garë janë 4 kandidatë, të cilët kanë nisur prezantimin e platformave. Në mbledhje janë të pranishëm dhe përfaqësues të trupës diplomatike.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)