E trishtë në Durrës, 17-vjeçari humb jetën duke bërë palestër në shkollë

Një 17-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht gjatë kohës që ndodhej në palestër. Sipas policisë, ai ka humbur ndenjat. Edhe pse u transportua me ambulancë për ndihmën mjekësore, fatkeqësisht ka humbur jetën.

03.04.2026. 16:17

"Rreth orës 15:15, në ambientet e një shkolle të mesme në Durrës, një 17-vjeçar, gjatë kohës që ndodhej në palestër, është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.

Menjëherë është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit", thotë policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)