Kërcënimet e mundshme nga Rusia, Finlanda forcon përgatitjet në rast lufte
Helsinki ka krijuar një rrjet strehash dhe tunele nëntokësore, të dizajnuara për të përballuar edhe kërcënime bërthamore.
21:22 21 h më parë02.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Deri më 3 prill, nafta tregtohej me 218 lekë për litër, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar në 181 lekë për litër.
Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në mbledhjen e zhvilluar këtë të premte, më 3 prill 2026. Sipas vendimit, çmimi i naftës për shitje me pakicë nuk duhet të kalojë 224 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë është përcaktuar deri në 212 lekë për litër. Ndërkohë, benzina do të shitet me pakicë deri në 181 lekë për litër dhe me shumicë deri në 169 lekë për litër.
Ky ndryshim erdhi në zbatim të aktit normativ të miratuar së fundmi, i cili parashikon uljen e akcizës me 20%, duke reflektuar një ulje prej rreth 9.5 lekë për litër, së bashku me TVSH-në. Megjithatë, pavarësisht kësaj uljeje fiskale, çmimi i naftës ka pësuar rritje krahasuar me nivelin e mëparshëm.
Deri më 3 prill, nafta tregtohej me 218 lekë për litër, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar në 181 lekë për litër. Autoritetet bëjnë me dije se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 3 prill, në orën 20:00 dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në vendimin e ardhshëm të Bordit të Transparencës, ku pritet të reflektohen zhvillimet e reja në tregun e karburanteve.
NJOFTIMI I PLOTË
Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër. Kjo në zbatim të Aktit Normativ të miratuar sot, niveli i akcizës u ul 20 % ose e bashkë me TVSH ulja me 9.5 lek/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 3 ora 20:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
E cilësoi njësinë si një model funksional të hapjes dhe bashkëpunimit brenda partisë, duke shtuar se pritet përfshirja e figurave të reja për të zgjeruar kontaktet me qytetarët dhe për të rritur efikasitetin e strukturave.
18:53 22 min më parë03.04.2026.
Autori
E reja, pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është larguar në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
18:32 43 min më parë03.04.2026.
Autori
Kryeministri theksoi gjithashtu se rezultatet e zgjedhjeve të kaluara kanë qenë pozitive për Partinë Socialiste, me rritje në 10 nga 12 qarqet e vendit.
18:01 1 h më parë03.04.2026.
Autori
Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë grupe të përbashkëta hetimore në luftën ndaj krimit të organizuar. Kreu i SPAK Klodjan Braho, dhe paraardhësi i tij Altin Dumani u pritën në Podgoricë nga Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit, Milorad Markoviç, Kryeprokurori Special, Vladimir Novoviç.
16:41 2 h më parë03.04.2026.
Autori
Tre persona u përfshinë në një sherr fizik në lagjen "Pavarësia" të qytetit të Vlorës. Një 63-vjeçar mori plagë në fytyrë dhe në qafë, dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra.
16:29 2 h më parë03.04.2026.
Autori
Një 17-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht gjatë kohës që ndodhej në palestër. Sipas policisë, ai ka humbur ndenjat. Edhe pse u transportua me ambulancë për ndihmën mjekësore, fatkeqësisht ka humbur jetën.
16:17 2 h më parë03.04.2026.
Autori
Policia e Fierit bën të ditur se një 39-vjeçar ka thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpi". I riu vuante masën e sigurisë në shtëpinë e hallës së tij, ku dhe ka vjedhur një shumë parash dhe është larguar.
16:01 3 h më parë03.04.2026.
Autori
Bordi i Transparencës merr sot vendimin për çmimin e ri të naftës, teksa qeveria ka vendosur të ulë me 20 % akcizën e karburanteve.
15:46 3 h më parë03.04.2026.
Autori
Partia Socialiste ka depozituar në Sekretariati i Etikës kërkesat për masa disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, Flamur Noka, Elda Hoti dhe Albana Vokshi.
15:31 3 h më parë03.04.2026.
Autori
Komente (0)