Apeli i Posaçëm ka vendosur të lërë në fuqi dënimin prej 25 vitesh burg për Blendi Tetën, i cili akuzohet për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Santiago Malko. Rigjykimi në Apel u krye pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila kërkoi rishqyrtimin e çështjes.
Për atentatin ndaj Malkos, SPAK ka kërkuar gjithashtu dënimin e gjashtë personave të tjerë, duke kërkuar që secili të vuajë këto masa ndëshkimore:
-
Leonard Duka – 32 vite burg, me vuajtje në burg të sigurisë së lartë
-
Erlis Duka – 25 vite burg
-
Fatmir Hyseni – 32 vite burg
-
Aleksandër Manxhaku – 22 vite burg
-
Oltjon Loga – 23 vite burg
-
Dritan Agai – 23 vite burg
Të pandehurit akuzohen për “Vrasje me paramendim”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Trafik narkotikësh”, vepra të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Si ndodhi vrasja e Santiago Malkos?
Leonard Duka akuzohet si një nga ekzekutorët kryesorë të atentatit ndaj 26-vjeçarit Santiago Malko. Ai u arrestua në Belgjikë në shkurt 2024 dhe u ekstradua në Shqipëri në gusht të po atij viti.
Santiago Malko, ish-efektiv i Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Tiranës, u vra më 27 gusht 2019 në zonën e Porcelanit, në rrugën “Xhanfize Keko”. Mbi automjetin e tij u qëllua me breshëri nga një makinë tjetër në lëvizje, në një atentat të konsideruar si i mirorganizuar.
Malko ishte një person i njohur për organet e rendit. Dyshohet se vrasja e tij lidhej me motive hakmarrjeje, pasi ai mendohej të ishte i përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur më herët në Durrës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)