Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 15 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Gjykata e Elbasanit ka shpallur të pafajshëm Donald Hoxhën, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e ish-oficerit të Antidrogës, Roland Rexhepi. Sipas gjykatës, provat e paraqitura nuk ishin të mjaftueshme.
Gjykata e Elbasanit ka shpallur të pafajshëm Donald Hoxhën, i akuzuar si ndihmës në vrasjen e ish-oficerit të Antidrogës, Roland Rexhepi, i njohur me nofkën “Doda”, ngjarje e ndodhur në vitin 2009. Vendimi u dha këtë të martë, pavarësisht kërkesës së Prokurorisë për dënimin e tij me 16 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim.
Sipas organit të akuzës, Hoxha dyshohej se kishte pasur rol ndihmës në organizimin dhe realizimin e atentatit ndaj ish-oficerit të policisë, por gjykata vlerësoi se provat e paraqitura nuk ishin të mjaftueshme për të provuar fajësinë e tij përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.
Menjëherë pas vendimit, Prokuroria e Elbasanit reagoi duke deklaruar se do ta ankimojë çështjen në një shkallë më të lartë gjyqësore.
Për vrasjen e Roland Rexhepit janë dënuar më herët Florind Shabani, Armand Llakaj dhe Marjus Tafaj, ndërsa Gëzim Balla vijon të jetë në kërkim.
Roland Rexhepi u ekzekutua mëngjesin e 23 korrikut 2009 në Elbasan, duke u qëlluar me breshëri nga armë automatike, ndërsa dy vite më vonë u vra edhe vëllai i tij, biznesmeni Ilir Rexhepi, në një atentat në qendër të qytetit.
Këtë të enjte parashikohen reshje intensive, sidomos në Vlorë dhe Gjirokastër.
07:00 2 h më parë29.01.2026.
Autori
Presidenti Bajram Begaj, në takimin me Trupin Diplomatik, riafirmoi orientimin e palëkundur euroatlantik të Shqipërisë, partneritetin strategjik me SHBA-të, angazhimin për integrimin në BE dhe rolin e vendit si faktor stabiliteti në rajon.
21:43 6 h më parë28.01.2026.
Autori
Qeveria ka miratuar ndryshime rrënjësore në rregulloren për administrimin e stacioneve të plazhit, duke u dhënë kompetenca të reja bashkive për kontrollin e çmimeve të shezlongëve dhe duke krijuar një kategori të re plazhesh publike.
21:28 6 h më parë28.01.2026.
Autori
Adriatik Lapaj njofton se më 31 janar “Shqipëria bëhet” do të mbajë protestën e radhës kundër qeverisë Rama.
19:15 9 h më parë28.01.2026.
Autori
Kushtetuesja vendosi të kalojë për shqyrtim në themel ankimin e Ervin Salianjit, i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve që çuan në dënimin e tij.
18:41 9 h më parë28.01.2026.
Autori
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, duke e cilësuar këtë si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes në vend..
18:16 9 h më parë28.01.2026.
Autori
Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi edhe njeherë Edi Ramën se po pengon kërkesën e drejtësisë për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut. Sipas tij, shtyrja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve është një tjetër thirrje për revoltë.
17:59 10 h më parë28.01.2026.
Autori
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për rritje të vëmendjes për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike që priten gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme në disa qarqe të vendit.
17:18 10 h më parë28.01.2026.
Autori
Gjykata e Durrësit ka lënë në arrest në burg babain që dy ditë më parë plagosi me thikë vajzën e tij dhe një koleg që ndërhyri për të ndaluar sherrin.
17:11 11 h më parë28.01.2026.
Autori
Komente (0)