Dosja “Ahmetaj”, shtyhet seanca paraprake në SPAK: Çështja kalon te gjyqtarja Rudina Palloj

Në arrati prej verës 2023, Ahmetaj akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë në një seri rastesh që lidhen me kontrata publike dhe lidhjet me biznesmenë të caktuar.

09.04.2026. 14:05

Dosja “Ahmetaj”, shtyhet seanca paraprake në SPAK: Çështja kalon te gjyqtarja Rudina Palloj

Seanca paraprake për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shty këtë të enjte, më 9 prill. Fillimisht, çështja ishte caktuar për gjykim nga gjyqtari Erion Çela, por për arsye proceduriale ajo iu kalua gjyqtares Rudina Palloj, e cila kishte njohuri paraprake mbi hetimet për inceneratorët e Elbasanit.

Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati prej verës 2023, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë në një seri rastesh që lidhen me kontrata publike dhe lidhjet me biznesmenë të caktuar. Sipas hetimeve, ish-zv.kryeministri ka përfituar ryshfete dhe ka nuk ka deklaruar shuma të konsiderueshme parash, duke përfshirë edhe shpenzime të mëdha jashtë vendit.

Dosja e tij është ndarë si një fraksion i veçantë nga procedimi kryesor për inceneratorët e Elbasanit, duke u hetuar nga tre prokurorë të posaçëm. Seanca e radhës do të caktohet pasi gjyqtarja Palloj të shqyrtojë materialin e mbledhur dhe të vendosë mbi vijimin e procedurës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)