Siguria ushqimore, Kryeinspektori Sula paralajmëron kontrolle blic

Kryeinspektorati i Përgjithshëm do të kryejë kontrolle blic për sa i përket sigurisë ushqimore. Ka qenë vetë kreu i institucionit Dashnor Sula i cili i ka kërkuar qytetarëve që të denonconjnë.

22.04.2026. 14:32

Siguria ushqimore, Kryeinspektori Sula paralajmëron kontrolle blic

Kryeinspektorati i Përgjithshëm do të kryejë kontrolle blic për sa i përket sigurisë ushqimore. Ka qenë vetë kreu i institucionit Dashnor Sula i cili i ka kërkuar qytetarëve që të denonconjnë. 

Nëse do kishit mundësinë që këtë informacion që keni ju, do duhet ta adresoni në platformë, ne reagojmë menjëherë. Ditën e nesërme, ne si inspektoriat i përgjithshëm, në disa subjekte të padeklaruara dhe të painformuara nga inspektoriatet e zonës këtu, do shkojmë bashkë me ta për inspektim. Ne kemi përzgjedhur edhe supermarkete, edhe linja prodhimi, për të qenë një inspektim i befasishëm, urgjent, i rrufeshëm për të parë nëse ka shkelje apo jo", tha ai.

Krahas sigurisë ushqimore Sula tha se Inspektoriati i Punës do të intensifikojë kontrollet dhe për punësimin e paligjshëm. "Inspektoriati i punës është fusha që mbulon këtë fushë që ju keni shqetësim dhe me të drejtë. Nuk pretendoj që nuk ekzistojnë. Edhe sikur një biznes të ketë 5 punëtorë dhe një prej tyre të jetë i pasiguruar, është në shkelje të ligjit dhe nuk garanton sigurinë e punonjësit, i cili mund të ketë një incident të ndodhur gjatë punës, nuk përfiton nga e drejta që ka. Ne do të vazhdojmë të këmbëngulin për të bërë inspektime çdo ditë. Mund të them që do vuajmë 6-7-8 muaj maksimumi pasi jemi duke përgatitur edhe sistemin e digjitalizimin, për gjitha fushat e inspektimit, që do të thotë do ta përzgjedhë sistemi subjektin në bazë të indikatorëve të riskut. Ju garantoj që inspektimi do pasurohet me të dhëna të reja, do bëhet e mundur që dhe inspektori të jetë i monitoruar me anë të një gps-i që mat lëvizjet ku ai shkon", tha ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)