Bënte 5000 euro në ditë nga droga, arrestohet një 40-vjeçar shqiptar në Venecia

Sipas hetimeve paraprake, kjo pikë shpërndarjeje ishte mjaft aktive dhe mund të gjeneronte deri në 5 mijë euro në ditë.

Burimi: Venezia Today

25.04.2026. 17:20

Bënte 5000 euro në ditë nga droga, arrestohet një 40-vjeçar shqiptar në Venecia

Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Venecia, pas zbulimit të një baze të mirëorganizuar të shpërndarjes së drogës në qendër të qytetit turistik.

Hetimet nisën pas denoncimeve për lëvizje të dyshimta në një pallat në rrugën Vizzotto, ku vërehej një fluks i vazhdueshëm personash në çdo orë të ditës. Policia vendosi nën vëzhgim zonën dhe konstatoi se vizitat në një apartament zgjatnin vetëm pak sekonda, duke ngritur dyshime për aktivitet kriminal.

Pas verifikimeve dhe identifikimit të disa përdoruesve të drogës nga zona, policia organizoi një operacion dhe ndërhyri në momentin e një shkëmbimi droge. Gjatë kontrollit në banesë, efektivët arrestuan në flagrancë të dyshuarin shqiptar, i cili ndodhej aty së bashku me partneren e tij, gjithashtu shtetase shqiptare.

Në bashkëpunim me policinë lokale dhe njësinë me qen antidrogë, u sekuestruan rreth 70 gramë kokainë e pastër e ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe 2,200 euro para cash.

Sipas hetimeve paraprake, kjo pikë shpërndarjeje ishte mjaft aktive dhe mund të gjeneronte deri në 5 mijë euro në ditë. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbuluar lidhje të tjera të mundshme të këtij rrjeti kriminal.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)