Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 1 ditë më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Shtyrjet me argumentin se mbledhja e Këshillit të Imunitetit mund të bëhet vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është cilësuar nga demokratët si i pabazuar në Kushtetutë dhe Rregullore.
Konferenca e Kryetarëve për “Territorialen” është kthyer në arenën e përplasjeve për çështjen Balluku dhe moszbatimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e zv.kryeministres. Pasi kundërshtoi kërkesën e Partisë Socialiste për të zhbërë formulën e Komisionit për Reformën Territoriale, deputetja demokrate, Jorida Tabaku akuzoi mazhorancën se po mbron Belinda Ballukun, duke shtyrë mbledhjet e Këshillit të Imunitetit.
“Kjo që po ndodh është një njollë e zezë për Kuvendin. Mbrojtja politike e një të korruptuari është çështje që ju bën me turp edhe juve. Të mblidhet menjëherë Këshilli i Imuniteteve dhe t’i hapim rrugën drejtësisë”, tha përfaqësuesja e Partisë Demokratike.
Në të njëjtën linjë ishte edhe Kryetari i Grupit të demokratëve, Gazment Bardhi. Ai akuzoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshin se nëpërmjet refuzimit të pesë kërkesave për të mbledhur Këshillin e Imunitetit, është në shkelje flagrante të rregullores.
“Kështu siç e keni shkruar, edhe pse jam i bindur se nuk e dini se çfarë keni shkruar, i bie që Këshilli i Imunitetit të mblidhet pas dy muajsh. Ju thoni që do ta mblidhni Këshillin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që gjykata ka më shumë se dy muaj kohë për t’u shprehur. Argumetet nuk kanë bazë në Kushtetutë apo në Rregullore. Askund nuk thuhet që Kuvendi duhet të presë të shprehet një institucion tjetër për një çështje që nuk ka lidhje me ne. Keni marrë në mbrojtje korrupsionin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut”, akuzoi Bardhi.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i është përgjigjur akuzave të deputetëve demokratë. “Shtyrja e mbledhjes së Këshillit është në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Në Këshillin e Mandateve vendimet nuk merren me shumicë të thjeshtë, aty vlen çdo propozim i anëtarëve. Mbledhjen e shtyva me propozim të deputetëve anëtarë Taulant Balla dhe Bledi Çomo, që kërkuan të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Peleshi.
27-vjeçari Arnest Gjoncaj u transportua me urgjencë drejt Tiranës, për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar, për shkak të goditjeve të pësuara pas shpine.
15:32 15 min më parë29.01.2026.
Autori
Konferenca e Kryetarëve është përfshirë nga debatet për çështjen Balluku. Vendimi i Kuvendit për të shtyrë Këshillin e Imuniteteve dhe Mandateve deri në vendimin e Kushtetueses është quajtur njollë turpi nga demokratët.
14:38 38 min më parë29.01.2026.
Autori
Projektligji parashikon disa risi të rëndësishme, që lidhen edhe me aspektin kibernetik apo rrezikun e survejimit të paligjshëm.
14:37 39 min më parë29.01.2026.
Autori
Departamentit të Shtetit i është kërkuar të raportojë mbi trajtimin që i bën Serbia pakicave etnike, fokusi i veçantë është te shqiptarët.
14:10 1 h më parë29.01.2026.
Autori
Pasi e çoi dosjen "Balluku" deri në Strasburg, kryedemokrati Sali Berisha nga selia blu iu rikthye aferës, për të cilën konsideron përgjegjës kryesor, kryeministrin Edi Rama. Sipas Berishës qeveria e Ramës do të rrëzohet nga protesta më e fuqishme që ka njohur Shqipëria dhe do ndodhë së shpejti.
13:21 1 h më parë29.01.2026.
Autori
Gazetari Elton Tozaj, i cili u dhunua përpara një muaji, denoncoi se pranë shtëpisë ka gjetur një bidon benzine dhe një sasi e kësaj lënde të përhapur në tokë.
13:20 1 h më parë29.01.2026.
Autori
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është kthyer nga Strasburgu ku tha se denoncoi me fakte situatën e "narkoshtetit të Edi Ramës".
12:57 2 h më parë29.01.2026.
Autori
Në timon pa leje drejtimi, kishte thyer masën e arrestit dhe ndërkohë iu gjetën dhe armë në mjetin që drejtonte. Bëhet fjalë për një 30-vjeçare në kryeqytet e cila është arrestuar nga policia.
12:49 2 h më parë29.01.2026.
Autori
Pesë ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, të hetuar nga SPAK si pjesë e aferave me tenderat në dosjen "5D" i kanë shpëtuar burgut. Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të zbusë masat e tyre të sigurisë duke i dënuar me 12 muaj shërbim prove.
11:56 3 h më parë29.01.2026.
Autori
Komente (0)