Kërcënimet e mundshme nga Rusia, Finlanda forcon përgatitjet në rast lufte
Helsinki ka krijuar një rrjet strehash dhe tunele nëntokësore, të dizajnuara për të përballuar edhe kërcënime bërthamore.
21:22 20 h më parë02.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Incidentet nisën në momentin kur Peleshi i ndërpreu fjalën Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, i cili ndodhej në foltore dhe kërkoi t’i lirohej vendi ish-ministres socialiste Bora Muzhaqi.
Është tensionuar seanca parlamentare në Kuvend, deri në pikën që kryetari Niko Pelshi urdhëroi një pushim të shkurtër, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe patën përplasje me kolegët nga mazhoranca.
Incidentet nisën në momentin kur Peleshi i ndërpreu fjalën Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, i cili ndodhej në foltore dhe kërkoi t’i lirohej vendi ish-ministres socialiste Bora Muzhaqi.
Por demokratët u ngritën duke bllokuar foltoren dhe e cilësuan të padrejtë veprimin e Peleshit, pasi sipas tyre edhe 4 ligjvënës të tjerë nga radhët e PD kishin të drejtën të merrnin fjalën.
Në momentin kur Muzhaqi mori fjalën nga ulësja e saj në Kuvend, ligjvënësja demokrate Elda Hoti ju afrua dhe i hoqi me forcë kartën që i mundëson aktivizimin e sistemit audio çdo deputeti.
Ky veprim ndezi gjakrat, teksa kreu i Grupit të PS, Taulanat Balla u duk tepër i tensionuar teksa i kërkonte llogari Hotit.
Balla e humbi qetësinë pasi Flamur Noka e quajti “vrasës të Ravik Gurrës”, ndërsa për kryeparlamentarin Niko Peleshi tha se është peng jo vetëm i Edi Ramës, por dhe i tij.
Sakaq gjatë përplasjes, deputetja e PD ju kthye ashpër Ballës duke thënë: “Kujdes ti kur flet me mua... Pse kush jam unë shoqja jote ëëë, kush jam unë? Kush je ti?”.
Në këtë konflikt ndërhyri më pas edhe Muzhaqi, e cila i tha Hotit: "Si mund t'i marrë kartën një vajzë, një vajze".
Kryeministri theksoi gjithashtu se rezultatet e zgjedhjeve të kaluara kanë qenë pozitive për Partinë Socialiste, me rritje në 10 nga 12 qarqet e vendit.
18:01 5 min më parë03.04.2026.
Autori
Deri më 3 prill, nafta tregtohej me 218 lekë për litër, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar në 181 lekë për litër.
17:44 22 min më parë03.04.2026.
Autori
Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë grupe të përbashkëta hetimore në luftën ndaj krimit të organizuar. Kreu i SPAK Klodjan Braho, dhe paraardhësi i tij Altin Dumani u pritën në Podgoricë nga Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit, Milorad Markoviç, Kryeprokurori Special, Vladimir Novoviç.
16:41 1 h më parë03.04.2026.
Autori
Tre persona u përfshinë në një sherr fizik në lagjen "Pavarësia" të qytetit të Vlorës. Një 63-vjeçar mori plagë në fytyrë dhe në qafë, dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra.
16:29 1 h më parë03.04.2026.
Autori
Një 17-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht gjatë kohës që ndodhej në palestër. Sipas policisë, ai ka humbur ndenjat. Edhe pse u transportua me ambulancë për ndihmën mjekësore, fatkeqësisht ka humbur jetën.
16:17 1 h më parë03.04.2026.
Autori
Policia e Fierit bën të ditur se një 39-vjeçar ka thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpi". I riu vuante masën e sigurisë në shtëpinë e hallës së tij, ku dhe ka vjedhur një shumë parash dhe është larguar.
16:01 2 h më parë03.04.2026.
Autori
Bordi i Transparencës merr sot vendimin për çmimin e ri të naftës, teksa qeveria ka vendosur të ulë me 20 % akcizën e karburanteve.
15:46 2 h më parë03.04.2026.
Autori
Partia Socialiste ka depozituar në Sekretariati i Etikës kërkesat për masa disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, Flamur Noka, Elda Hoti dhe Albana Vokshi.
15:31 2 h më parë03.04.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama në takimin me kryebashkiakët në kuadër të turit "Punët e Shqipërisë" tha se për njësitë e qeverisjes vendore do të vihen në dispozicion flotë zjarrfikësesh dhe makina për pastrimin e qyteteve.
15:17 2 h më parë03.04.2026.
Autori
Komente (0)