Rama uron Peter Magyar për fitoren në Hungari: Pres bashkëpunim të ngushtë mes dy vendeve

Në të njëjtën deklaratë, kreu i qeverisë ka falënderuar edhe ish-kryeministrin Viktor Orbán, duke vlerësuar bashkëpunimin e zhvilluar gjatë kohës së qeverisjes së tij.

13.04.2026. 16:05

Rama uron Peter Magyar për fitoren në Hungari: Pres bashkëpunim të ngushtë mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Hungari, duke i dërguar një mesazh urimi liderit të opozitës, Peter Magyar, i cili doli fitues dhe pritet të marrë drejtimin e qeverisë së re. Në një postim të publikuar në rrjetin social X, Rama e cilëson fitoren e Magyar si një moment të rëndësishëm për Hungarinë dhe shpreh gatishmërinë për të ndërtuar një bashkëpunim të ri mes dy shteteve.

Sipas kryeministrit shqiptar, Shqipëria synon të forcojë më tej marrëdhëniet me Hungarinë dhe të avancojë projektet e përbashkëta në të ardhmen. “Urime për një fitore mbresëlënëse. I uroj çdo sukses kryeministrit të ri të Hungarisë në këtë etapë të re për vendin e tij dhe pres me padurim të punojmë së bashku për të afruar edhe më shumë Shqipërinë dhe Hungarinë”, shkruante Rama.

Në të njëjtën deklaratë, Rama ka falënderuar edhe ish-kryeministrin Viktor Orbán, duke vlerësuar bashkëpunimin e zhvilluar gjatë kohës së qeverisjes së tij. Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit dhe shpreh dëshirën që kjo linjë bashkëpunimi të vijojë edhe në të ardhmen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)