“Shqipëria ka mjekë fantastikë”, Rama viziton Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat
Kryeministri foli edhe për idenë e krijimit të një spitali privat brenda spitalit publik, me qëllim që mjekët të ndihen bashkëpronarë të objektit ku punojnë.
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Spitalin Rajonal të Lezhës, ku bisedoi me mjekët dhe infermierët për kushtet e punës dhe planet e qeverisë për zhvillimin e sektorit shëndetësor. Kreu i qeverisë theksoi se rritja e pagave ka qenë e ndjeshme falë zhvillimit ekonomik, duke shtuar se synimi është të ofrohen paga dinjitoze për bluzat e bardha.
“Po përpiqemi që mjekët të kenë një pagë dinjitoze. Rritja ka qenë domethënëse për shkak të rritjes së ekonomisë, përfshirë indeksimin e rrogave dhe vjetërsinë e punës. Tani ekonomia po na ndihmon të rrisim pagat për mjekët, mësuesit, ushtarakët dhe të tjerët. Spitali është modern dhe nuk kam konstatuar ankesa për infrastrukturën. Krijimi i shërbimit të kimioterapisë është fantastik dhe do të lehtësojë shumë njerëz. Mjekët dhe infermierët janë shumë të mirë, por duhet përmirësuar edhe menaxhimi”, tha Rama.
Kryeministri foli edhe për idenë e krijimit të një spitali privat brenda spitalit publik, me qëllim që mjekët të ndihen bashkëpronarë të objektit ku punojnë. “Është me rëndësi që të ndërtohet një spital privat brenda spitalit dhe të jetë pjesë e sistemit të punës së tyre. Kur mjekët ndjehen bashkëpronarë, mirëmbajtja është më e mirë. Biseda ishte e këndshme edhe për shkak të ambientit të ri. Mjekët shqiptarë që kanë punuar në kushte të tjera janë heronj, por procesi i modernizimit të godinave nuk do të ndalet”, deklaroi kryeministri.
Foto: Edi Rama/Facebook
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ambasada amerikane bën të ditur mbajtjen e stërvitjes përmes një postimi në rrjetet sociale, duke nënëvizuar se teknologjia amerikane vijon të luajë një rol kyç në forcimin e sigurisë dhe kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë.
Ferma ku mbarshtoheshin dhitë, në Shupenzë, është vendosur në karantinë, ndërsa në një perimetër prej rreth 10 kilometrash është kryer hetim epidemiologjik për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.
Arblaster ka deklaruar se është i dashuruar marrëzisht me vajzën e trajnerit të tij, Chris Wilder. Çifti i ri u takuan në fushë rreth një vit më parë dhe pa shumë vonesë, vendosën ta bënin publike lidhjen e tyre.
Lideri turk bëri me dije se Ankaraja po ndërmerr veprimet dhe iniciativat e nevojshme diplomatike që synojnë uljen e tensionit, zgjatjen e armëpushimit dhe vazhdimin e bisedimeve mbi sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit.
Policia bën me dije se adoleshenti është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore pasi është plagosur me thikë nga një 24-vjeçare që ndodhej në ambientet e kësaj shtëpie.
Çmimi i naftës është rritur duke shkuar në 210 lekë, nga 207 lekë për litër që ishte ditën e djeshme, ndërsa benzina do të shitet me 176 lekë për litër, nga 174 që ishte dje.
Zyra ligjore që mbron në gjyq Erion Veliajn, pretendon se procedimi nr. 27/2024 ndaj kryebashkiakut të Tiranës është mbështetur në një dokument të firmosur nga një person i vetëquajtur “Nesti Angoni”, i cili, sipas verifikimeve zyrtare nuk rezulton të ekzistojë në regjistrat e gjendjes civile.
Kosova dhe Shqipëria po intensifikojnë përpjekjet për të thelluar bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes, duke përfshirë bashkëprodhimin dhe prokurimet e përbashkëta të pajisjeve ushtarake.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 10 vite burg të ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Komente (0)