Interi mposht me 5 gola Romën, titulli më pranë

Interi është rikthyer te fitorja në Serie A me një triumf bindës, duke mposhtur Romën me rezultatin 5-2 në “San Siro”, në një ndeshje spektakolare.

05.04.2026. 22:53

Interi mposht me 5 gola Romën, titulli më pranë

Interi është rikthyer te fitorja në Serie A me një triumf bindës, duke mposhtur Romën me rezultatin 5-2 në “San Siro”, në një ndeshje spektakolare.

Zikaltrit e nisën vrullshëm takimin dhe kaluan në avantazh që në minutën e parë, kur Marcus Thuram asistoi për Lautaro Martínez, i cili nuk gaboi përballë portës. Roma reagoi dhe krijoi disa raste, por Interi ruajti kontrollin e lojës. Barazimi erdhi pesë minuta para fundit të pjesës së parë, kur Gianluca Mancini shënoi me kokë pas një krosimi nga Devyne Rensch.

Megjithatë, vendasit rikthyen avantazhin menjëherë para pushimit, me një supergol nga distanca të Hakan Çalhanoğlu. Në pjesën e dytë, Interi dominoi plotësisht, duke shënuar edhe tre herë të tjera. Fillimisht, Lautaro Martínez realizoi golin e tij të dytë pas një kombinimi sërish me Thuram, ndërsa ky i fundit gjeti rrjetën pas një goditjeje këndi. Golin e pestë e shënoi Nicolò Barella, duke vulosur një mbrëmje perfekte për vendasit.

Roma arriti të ngushtojë diferencën në minutat e fundit me Lorenzo Pellegrinin, por pa mundur të ndryshojë fatin e ndeshjes.

Me këtë fitore, Interi i jep fund serisë prej tre ndeshjesh pa fitore në kampionat, ndërsa Roma vijon momentin negativ, me vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)