Brazilianët “shkarkojnë” Sylvinho nga Kombëtarja, kandidat për stolin e ekipit të madh

Trajnerit kuqezi i përfundon kontrata në fund të muajit korrik, mes alternativave për Corinthians, në garë me Diniz, Tite dhe Filipe Luís

07.04.2026. 10:42

Brazilianët “shkarkojnë” Sylvinho nga Kombëtarja, kandidat për stolin e ekipit të madh

Me ëndrrën drejt Botërorit 2026 që u venit në fazën “play-off”, prej humbjes në Poloni, duket se është vulosur edhe largimi i trajnerit Sylvinho nga stoli i Shqipërisë. Tekniku kishte kontratë provizore deri në fund të muajit korrik me Kombëtaren dhe tashmë po studion alternativat për të ardhmen.

Madje, nga Brazili e kanë “vulosur” lamtumirën e 51-vjeçarit, pasi mediat latine e përmendin si alternativë të lirë për skuadrat që kërkojnë trajnerë. Së fundmi, Sylvinho, së bashku me Diniz, Tite dhe Filipe Luís janë përfshirë në listën e kandidatëve për stolin e Corinthians.

Prej kësaj të hëne që lamë pas, klubi ka nisur kërkimin e drejtuesit të ri të stoli, para ndeshjeve në Kupën Libertadores. Corinthians po analizon katër emrat në dispozicion për postin e trajnerit.

Sipas burimeve pranë klubit, Filipe Luís shihet si emri me më pak kundërshtime në bordin drejtues. Por, ekziston bindja se ish-trajneri i Flamengos nuk do të pranonte një pagë brenda kufijve financiarë të Corinthians.

Tite konsiderohet si opsioni me më pak konsensus, për shkak të shqetësimeve lidhur me gjendjen e tij shëndetësore dhe rezervave për performancat e fundit te Flamengo dhe Cruzeiro. Sylvinho vlerësohet pozitivisht, por situata mbetet për tu vlerësuar deri sa të përfundojë zyrtarisht kontrata me Kombëtaren e Shqipërisë.

Në këto kushte, Fernando Diniz është kandidati kryesor. Corinthians synon ta emërojë sa më shpejt trajnerin e ri. Idealja do të ishte që tekniku të nisë punën para ndeshjes së të enjtes kundër Platense, në debutimin në Kupën Libertadores.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)