Shtëpi për 1 euro dhe deri në 25 mijë euro cash, 'parajsat' që ju paguajnë për të nisur jetë të re

Vendet që ofrojnë mundësi "të arta" sipas Wall Street Journal janë kryesisht në Europë, me ishuj grek dhe parajsa idilike italiane si Sardenja, që po mundohen të tërheqin kryesisht çifte të rinjsh për të nisur jetën e tyre aty.

Burimi: Wall Street Journal

02.04.2026. 14:37

Shtëpi për 1 euro dhe deri në 25 mijë euro cash, 'parajsat' që ju paguajnë për të nisur jetë të re

Wall Street Journal ka publikuar një listë të disa vendeve që ju paguajnë për t’iu bindur që të emigroni dhe të vendoseni aty për të ndërtuar jetën tuaj.

Sipas të dhënave nga Instituti Brookings, miliona amerikanë tani jetojnë në vende si Meksika, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar, ku kostoja e jetesës është faktori kryesor që nxit eksodin. Ajo që është e habitshme është se shumë vende tani po ofrojnë stimuj financiarë për të tërhequr banorë të rinj.

Vendet që ofrojnë mundësi "të arta" sipas Wall Street Journal janë kryesisht në Europë, me ishuj grek dhe parajsa idilike italiane si Sardenja, që po mundohen të tërheqin kryesisht çifte të rinjsh për të nisur jetën e tyre aty.

VENDET QË JU PAGUAJNË PËR TË JETUAR ATY:

Greqi (Antikitera)

Ishulli i vogël i Antikytherës, me një popullsi prej vetëm 50 banorësh, ofron 500 euro në muaj për tre vjet për ata që vendosin të shpërngulen atje përgjithmonë. Ky ishull është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë diell, qetësi dhe një marrëdhënie të ngushtë me komunitetin vendas.

Italia (Sardenja dhe Kalabria)

Qeveria italiane po ofron deri në 30,000 dollarë për këdo që pranon të jetojë në një nga nëntë fshatrat e vegjël me popullsi nën 2,000 banorë. Qëllimi është të rigjallërohen zonat rurale që po shkretohen.

Spanjë (Ekstremadura)

Programi "Live in Ambroz" u drejtohet atyre që punojnë nga distanca, pra nomadëve digjitalë. Shteti spanjoll fron një grant prej 15,000 eurosh për t'u zhvendosur në rajon për të paktën dy vjet.

Zvicër (Albinen)

Për ata që ëndërrojnë malet me dëborë, fshati Albinen ofron 25,000 franga zvicerane për të rritur dhe 10,000 për fëmijë. Kushti është të blini një shtëpi me vlerë të paktën 200,000 franga dhe të jetoni atje për një dekadë.

Irlanda

Programi “Ishujt Tanë të Gjallë”, i nisur që nga viti 2023, rimburson banorët për koston e rinovimit të pronave të braktisura në ishujt në det të hapur, duke inkurajuar blerjen e shtëpive ose marrjen me qira.

Stimuj për sipërmarrësit dhe të rinjtë ka edhe në Kili përmes  “Start-Up Chile”, që u mundëson sipërmarrësve të mund të marrin fonde deri në 300,000 dollarë, hapësira pune falas dhe zbritje për të zhvilluar startup-in e tyre.

Kroacia po ashtu ka stimuj për të rinjtë. Në zonën e Legradit, shtëpitë po u ofrohen për më pak se një dollar personave nën 45 vjeç, me precedent të pastër penal, të martuar ose në një marrëdhënie të qëndrueshme.

Edhe ishulli tropikal i Mauritius ofron rreth 425 dollarë (20,000 rupi mauritiane) për ata që dëshirojnë të fillojnë biznesin e tyre aty.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)