Debati për një borxh që mori tre jetë, arrestohet autori: Nënë i kam duart me gjak

Borxhi i pashlyer mendohet të ketë qenë shkaku i krimit në Podgoricë, ku një person vrau shokët e dhomës me thikë.

Burimi: Vijesti

22.04.2026. 16:49

Debati për një borxh që mori tre jetë, arrestohet autori: Nënë i kam duart me gjak

Detaje të reja janë zbuluar për krimin e rëndë në Podgoricë të Malit të Zi, ku një person vrau me thikë 3 persona, në një ngjarje që shokoi të gjithë opinionin publik.

Sipas të dhënave 25 vjeçarit Vehid Muriç dhe tre viktimat Denis dhe Nezrin Hoti dhe Kenan Miraljemoviç, jetonin në një shtëpi me qira dhe punonin bashkë si bojaxhinj në një kantier ndërtimi.

Debati mësohet se ka nisur për shkak të një borxhi të pashlyer dhe më pas i riu ka marrë thikën dhe ka sulmuar shokët e tij të dhomës.

Më pas, autori është larguar nga vendngjarja, për t’u arrestuar disa orë më vonë.

Mësohet se ai ka shkuar në vendlindjen e tij në Rozhajë, andej nga ishin dhe viktimat e tjera dhe është takuar me familjarët e tij.

Sipas burimeve nga mediat malazeze ai ka shfaqur pendesë të thellë ku i ka thënë nënës së tij në tronditje e sipër se “i ka duart me gjak”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)