Një javë pas vdekjes tragjike të 19-vjeçares shqiptare Mirto, nëna e saj ka dalë publikisht duke kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në humbjen e vajzës së saj.
Në një intervistë për median greke MEGA”, ajo shprehet mes dhimbjes së thellë: “Çfarë të them… e humba gjithë jetën time”, duke e përshkruar vajzën si qendrën e ekzistencës së saj.
Sipas saj, 19-vjeçarja bënte një jetë të thjeshtë dhe të kujdesshme. “Nuk pinte as kafe, vetëm ujë dhe lëngje. Unë punoja në dy vende që të mos i mungonte asgjë”, rrëfen ajo.
Nëna hedh dyshime të forta mbi rrethanat e ngjarjes, duke pretenduar se vajza e saj mund të ketë qenë viktimë e një plani të paramenduar. “Ata që i morën jetën kishin një plan, donin ta zhduknin. Pse ma hodhën në rrugë? Pse nuk e çuan në spital, ose të paktën të na telefononin?”, shprehet ajo me tone të forta.
Ajo kërkon ndëshkim maksimal për përgjegjësit, ndërsa ngre edhe shqetësimin për sigurinë e të rinjve të tjerë. “Duhet të mbrojmë fëmijët e tjerë. Unë kam humbur gjithçka… jeta ime ishte Mirto”, thotë mes lotësh.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të identifikuar personat përgjegjës, ndërsa rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)