Autoriteti Rrugor Shqiptar, IKMT dhe Policia e Shtetit kanë vijuar aksionin për lirimin e hapësirave të zaptuara nga subjekte të ndryshme në disa nga akset kryesore të vendit, një pjesë e të cilave janë kthyer dhe në rrezik e burim aksidenti.
Gjatë aksionit mësohet se janë identifikuar 1046 subjekte të cilat kanë parregullsi me zaptimin e territorit.
616 prej tyre ishin në Tiranë, 213 në Korçë, 94 në Shkodër dhe 123 në Gjirokastër.
Këtyre subjekteve iu është kërkuar që brenda 5 ditësh të largojnë sendet, tabelat apo produktet që shesin nga anët e rrugës, në të kundër do të përballen me ndërhyrjen e Policisë së Shtetit dhe IKMT.
Po ashtu specialistët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, po vijojnë evidentimin edhe në rrugët e rrjetit sekondar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)