Shiu nuk shuan flakët në landfillin e Bushatit, tymi pushton sërish Shkodrën

Në ndihmë, mësohet se kanë shkuar dhe zjarrfikësit nga bashkitë pranë, pasi ndërhyrja është emergjente që flakët të mos përhapen më tej.

22.04.2026. 17:45

Shiu nuk shuan flakët në landfillin e Bushatit, tymi pushton sërish Shkodrën

Është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit në landfillin e Bushatit, duke rikthyer edhe njëherë tjetër tymin toksik në zonën e Shkodrës dhe rrethinat e saj.

Ndonëse në dy ditët e fundit u regjistruan reshje të konsiderueshme shiu, ato nuk mundën të shuajnë flakët kjo për shkak dhe të materialeve plastike që ndodhen me shumicë në landfill.

Ekipet e zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë situatën në kontroll, por situata duket problematike.

Në ndihmë, mësohet se kanë shkuar dhe zjarrfikësit nga bashkitë pranë, pasi ndërhyrja është emergjente që flakët të mos përhapen më tej.

Po ashtu në operacion po përdoren dhe mjete të rënda për mbulimin e zonës me dhe për të kufizuar përhapjen e zjarrit.

Zjarri në landfill nisi më 19 prill për shkaqe ende të paqarta, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)