Zgjidhet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Pas një procesi konkurrues me disa kandidatë, Policia e Shtetit ka tashmë një drejtues të ri. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka konfirmuar emërimin e Skënder Hitës në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policia e Shtetit.

30.03.2026. 11:49

Zgjidhet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Pas një procesi konkurrues me disa kandidatë, Policia e Shtetit ka tashmë një drejtues të ri. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka konfirmuar emërimin e Skënder Hitës në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policia e Shtetit. Vendimi u miratua në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku Hita mori edhe gradën “Drejtues Madhor”.

Sipas ministrit, përzgjedhja është bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet. “Ky është një vendim i bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet”, u shpreh Lamallari, duke theksuar se Hita ka qenë ndër kandidatët më të vlerësuar në garë.

Në procesin e përzgjedhjes morën pjesë 16 kandidatë, ku 2 u skualifikuan, ndërsa 14 vijuan konkurrimin në të gjitha fazat. Tre emrat me pikëzimin më të lartë iu paraqitën ministrit, i cili bëri përzgjedhjen përfundimtare.

Skënder Hita zëvendëson në këtë detyrë Ilir Prodën, i cili u shkarkua më herët me urdhër të kryeministrit Edi Rama, pas protestave të opozitës.

Ministri Lamallari shprehu bindjen se nën drejtimin e Hitës, Policia e Shtetit do të rrisë performancën dhe besimin e qytetarëve, duke përmbushur misionin e saj në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Skënder Hita. Ky është një vendim i bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet. Skënder Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga një proces konkurrues, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve. Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Prandaj, drejtimi i saj kërkon jo vetëm aftësi profesionale, por edhe ndershmëri, etikë dhe përgjegjësi të lartë publike. Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë performancën, të rrisë besimin e qytetarëve dhe të përmbushë me përkushtim misionin e saj në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës”, shkroi Lamallari.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)