Kriza e çmimeve, Rama: Kompani publike për naftën

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për rritjen e çmimit të naftës në një takim me asamblenë e Njësisë nr. 4 në Tiranë, të Partisë Socialiste. Ai tha se do të ngrihet kompani pubike për naftën.

01.04.2026. 16:59

Kriza e çmimeve, Rama: Kompani publike për naftën

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për rritjen e çmimit të naftës në një takim me asamblenë e Njësisë nr. 4 në Tiranë, të Partisë Socialiste. Ai tha se do të ngrihet kompani pubike për naftën. 

“Detyra jonë është të qeverisim por edhe të informojmë. Sot kemi problem naftën që është goditur në çmim nga kriza, por është problem edhe përtej krizës. Kjo na gjen në kohën kur ne kishim filluar në fakt që do të hynim në tregun e naftës me një faktor shtetëror, me një kompani publike, për të garantuar që qytetarët nuk detyrohen të paguajnë më shumë sesa u takon.

Ligji është në konsultim për rezervën që duhet të mbajë shteti. Brenda dy muaj do nxjerrim një tjetër ngjyrues që është i pa manipulueshëm për të formalizuar tregun e naftës. Ka një sasi nafte që është jashtë radarëve të shtetit.

Tjetra që ndodh me naftën është naftë tranzit dhe mbetet në Shqipëri në mënyrë ilegale”, tha ai.

Ndërkohë duke folur për socialistët, Rama tha se ka nisur puna për zgjedhjet vendore 2027, duke përmendur dhe fitoren e vitit të kaluar, që sipas tij u arrit me punë e përkushtim. 

“Nuk është diçka e re, e kemi bërë këtë gjithmonë sepse ky është momenti për të filluar punën dhe për të projektuar fitoren e ardhshme vendore. Duke bërë atë që dimë të bëjmë si askush tjetër, të nisim nga organizmi dhe energjizimi. Vitin e shkuar morëm një fitore shembullore, me 83 mandate. Duhet ta keni parasysh shumë mirë që nuk na i fal kush. Ne jemi forca më e madhe dhe më e organizuar në këtë vend. Jemi një parti politike që asnjëherë nuk ka folur vetëm me veten që kur mori mandatin e parë, por gjithmonë është përpjekur të flasë me njerëz dhe të kuptojë ata. Kemi bërë atë që kemi thënë, nuk na ka dalë gjithmonë t’i bëjmë në kohën kur kemi dashur, sepse jeta sjell shumë të papritura, sidomos jeta politike ka të papriturat e veta”, tha ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)