Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope në një baxho në Shkodër. Proukti i përket subjektit “Nail Idrizi”, në ambientet e të cilit gjatë kontrolleve u konstatuan shkelje të standardeve higjieno-sanitare.
Inspektorët e AKU vendosën bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit deri në përmbushjen e të gjitha kushteve të sigurisë ushqimore.
“Subjekti nuk përmbushi standardet higjieno-sanitare të kërkuara. Bllokimi i aktivitetit është i menjëhershëm dhe do të qëndrojë në fuqi deri në përmirësimin e kushteve”, njofton AKU.
Ndërkohë, ndaj subjektit janë marrë masa administrative si gjobë 300,000 lekë për shkelje të kushteve të higjienës, sipas Ligjit Nr. 9863 “Për ushqimin”, neni 68, pika 1, germa “h” dhe gjobë 100,000 lekë për mosrespektim të kërkesave të gjurmueshmërisë së produkteve.
AKU bën me dije se kontrollet në të gjithë territorin do të vijojnë me intensitet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)