Me biçikletën e vjedhur në krah, kapet 'mat' hajduti serial në Tiranë

Uniformat blu e ndaluan të riun me një biçikletë të vjedhur në krah, ndërsa ai dyshohet se ka kryer të paktën edhe 4 grabitje të tjera në biznese të ndryshme në Tiranë.

05.04.2026. 11:49

Me biçikletën e vjedhur në krah, kapet 'mat' hajduti serial në Tiranë

Policia në kryeqytet ka vënë në pranga një 26-vjeçar, teksa kryente një vjedhje në zonën e Laprakës.

Uniformat blu e ndaluan të riun me një biçikletë të vjedhur në krah, ndërsa ai dyshohet se ka kryer të paktën edhe 4 grabitje të tjera në biznese të ndryshme në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. B., 26 vjeç. Ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë në rrugën “Buna”, në Laprakë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve mars–prill, ka vjedhur në 4 subjekte, ku ka marrë shuma parash dhe sende të ndryshme”, informon policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)