Shkrumbohet nga flakët banesa në Tiranë

Zjarri që dyshohet se ra fillimisht në kuzhinën e apartamentit, e më pas u përhap, fatmirësisht u shua në kohë nga forcat zjarrfikëse.

05.04.2026. 14:47

Shkrumbohet nga flakët banesa në Tiranë

Një banesë në katin e dytë të një pallati në zonën e njohur si “9 Katëshet”, në kryeqytet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të diele.

Zjarri që dyshohet se ra fillimisht në kuzhinën e apartamentit, e më pas u përhap, fatmirësisht u shua në kohë nga forcat zjarrfikëse.

Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Sakaq nga pamjet e siguruara nga NewsmaxBalkans shihen re të zeza tymi që kanë mbuluar zonën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)