Një 27-vjeçar nga Fieri që rezultonte prej një viti në kërkim nga policia, pasi tentoi të vriste me armë zjarri një person, është arrestuar nga efektivët e Policisë së Kufirit në Kakavijë.
Bëhet fjalë për Kelment Beqaj, i cili rezultonte i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier bënë të mundur ndalimin e shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Fier, i shpallur më parë në kërkim. Nga hetimet rezulton se ky shtetas, më datë 05.01.2025, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin G. H., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Për këtë rast, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit'", informon policia.
Kujtojmë se Beqaj qëlloi me armë zjarri bashkëshortin e një gruaje me të cilën kishte nisur një raport intim dhe së bashku u arratisën pas ngjarjes.
Beqaj kishte krijuar një lidhje intime me bashkëshorten e Gledian Hoxhallarit,. Ngjarja ndodhi teksa Gledian Hoxhallari po priste për t’u takuar me bashkëshorten e tij, Melisa Hoxhallarin ku edhe u sulmua me armë zjarri. Kjo e fundit u vetëdorëzuar në polici pak kohë pas ngjarjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)