Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim të rëndësishëm ditën e sotme ku deklaron se Ura e Milotit është dëmtuar qëllimisht gjatë ditëve të fundit, nga disa hajdutë që kanë tentuar të marrin prej saj fugat metalike.
Pasi ka marrë njoftimin nga kompania e mirëmbajtjes, ARRSH ka dërguar në terren inxhinerët për të parë nga afër situatën.
ARRSH deklaron se ngjarja është referuar në polici dhe siguron qytetarët se kalimi në këtë urë është i sigurt dhe vijon normalisht.
Njoftimi i ARRSH:
Autoriteti Rrugor Shqiptar është njoftuar mëngjesin e sotëm nga kompania kontraktore e mirëmabjtjes, lidhur me një dëmtim të qëllimshëm në Urën e Milotit dhe ka dërguar menjëherë inxhinierët e tij në terren për verifikimin e situatës.
Nga verifikimet rezulton se fugat metalike të urës janë dëmtuar si pasojë e një tentative grabitjeje gjatë orëve të natës.
Ky akt është referuar menjëherë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pasi përbën jo vetëm dëmtim të pronës publike, por edhe rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor.
Aktualisht, dëmtimi është riparuar nga grupet e mirëmbajtjes dhe qarkullimi në Urën e Milotit vijon normalisht.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)