Trump i paprekshëm, dështon përpjekja e demokratëve për të kufizuar fuqitë e tij të luftës

Një grup i vogël demokratësh tentoi të miratonte masën, e cila do të ndalte operacionet ushtarake kundër Iranit deri në marrjen e miratimit nga Kongresi.

Burimi: BBC

09.04.2026. 20:29

Trump i paprekshëm, dështon përpjekja e demokratëve për të kufizuar fuqitë e tij të luftës

Tensionet politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë reflektuar sërish në Dhomën e Përfaqësuesve, ku një përpjekje e demokratëve për të kaluar një rezolutë mbi kompetencat e luftës dështoi mes përplasjesh të forta procedurale.

Një grup i vogël demokratësh tentoi të miratonte masën përmes procedurës së “pëlqimit unanim”, e cila do të ndalte operacionet ushtarake kundër Iranit deri në marrjen e miratimit nga Kongresi. Megjithatë, përpjekja nuk arriti të kalojë.

Situata në sallë u tensionua më tej kur deputeti demokrat Glenn Ivey u përpoq të merrte fjalën, por u ndërpre menjëherë nga kolegu republikan Chris Smith, i cili goditi fort me çekiçin e seancës për të ndalur diskutimin.

Ky veprim shkaktoi reagime të menjëhershme nga disa deputetë demokratë të pranishëm, të cilët protestuan me zë të lartë dhe më pas u larguan nga salla në shenjë kundërshtimi.

Pas incidentit, jashtë Kapitolit, një grup i vogël demokratësh kërkoi që kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, të thërrasë sërish në seancë parlamentin për të diskutuar çështjen.

“Jemi në luftë prej 40 ditësh, ndërsa kemi qenë në seancë vetëm 33 ditë,” deklaroi Ivey, duke theksuar se demokratët do ta rikthejnë rezolutën për shqyrtim javën e ardhshme.

Ngjarja nxori në pah edhe njëherë përçarjet e thella politike në Uashington, në një moment kur vendi përballet me vendime të rëndësishme në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)