Ndalohet maqedonasi në Morinë, i shpallur në kërkim për trafik droge

Policia kufitare në Morinë ka vënë në pranga një shtetas maqedonas të shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike.

09.04.2026. 17:11

Ndalohet maqedonasi në Morinë, i shpallur në kërkim për trafik droge

Policia Kufitare në Morinë ka vënë në pranga një shtetas maqedonas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë procesit të verifikimit, 35 vjeçari K.E. kishte një masë sigurie arrest në burg të caktuar nga Gjykata e Shkupit për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Menjëherë, Interpol Tirana ka nisur kontaktet me palën maqedonase për të bërë të mundur ekstradimin e këtij shtetasi.

"Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin maqedonas:

-K. E., 35 vjeç, banues në Shkup.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria Publike e Shkupit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi i paautorizuar dhe shitja e lëndëve narkotike dhe psikotrope”, shkruhet në njoftim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)