Goditen në “Fazën e Parë”, kapen babë e bir që kultivonin kanabis

Dy persona janë vënë në pranga në Shkodër në akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

09.04.2026. 16:44

Goditen në “Fazën e Parë”, kapen babë e bir që kultivonin kanabis

Një 60 vjeçar dhe djali i tij janë vënë në pranga nga policia gjatë një operacioni kundër kultivimit të bimëve narkotike në zonën e Shkodrës.

Gjatë operacionit të koduar “Faza e parë”, janë vënë në pranga në flagrancë shtetasit P . D. 60 vjeç dhe A. D., 41 vjeç.

Babë e bir u ndaluan në zonën e Malit të Gjymtit pasi dyshohet se kanë kultivuar një numër të konsiderueshëm fidanësh kanabisi, që u gjetën në vendin e quajtur “Këneta”, njësia administrative Dajç.

Ndaj të dyve nisë procedurat hetimore, teksa vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Gjithashtu mësohet se efektivët e policisë i kanë shkatërruar fidanët e kanabisit, teksa një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)