“Nder të punoja me Kombëtaren”, Gattuso largohet nga drejtimi i Italisë

Federata Italiane e Futbollit konfirmoi zyrtarisht se kontrata mes palëve është ndërprerë me marrëveshje të përbashkët, duke i dhënë fund aventurës së shkurtër të teknikut kalabrez në krye të përfaqësueses.

03.04.2026. 17:04

“Nder të punoja me Kombëtaren”, Gattuso largohet nga drejtimi i Italisë

Trajneri i kombëtares italiane, Gennaro Gattuso ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës, pas eliminimit zhgënjyes kundër Bosnje-Hercegovinës. Disfata i kushtoi “azzurrëve” mungesën e tretë me radhë në Kupën e Botës.

Federata Italiane e Futbollit konfirmoi zyrtarisht se kontrata mes palëve është ndërprerë me marrëveshje të përbashkët, duke i dhënë fund aventurës së shkurtër të teknikut kalabrez në krye të përfaqësueses. Vendimi i Gattusos ishte i pritshëm që pas humbjes në Zenica, ndërsa erdhi në një moment të trazuar për futbollin Italian.

Trajneri u largua pas dorëheqjes së presidentit Gabriele Gravina dhe largimit të legjendës Gianluigi Buffon nga posti i tij në kombëtare. Tashmë ka nisur gara për pasuesin e Gattuso-s. Emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e Italisë janë Roberto Mancini, Massimiliano Allegri, Simone Inzaghi dhe Antonio Conte.

Vendimi pritet të merret pas 22 qershorit, kur do të zgjidhet presidenti i ri i federatës. “Me dhimbje në zemër, pasi nuk arritëm objektivin që i kishim vendosur vetes, e konsideroj të përfunduar eksperiencën time në stolin e Kombëtares. Fanella ‘azzurre’ është gjëja më e çmuar në futboll dhe për këtë arsye është e drejtë të hapet rruga për vlerësime të reja teknike”, u shpreh Gattuso në deklaratën e tij të lamtumirës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)