Shkoi te xhaxhai për vizitë, komshiu i moshuar e plagos aksidentalisht me armë gjahu

E reja, pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është larguar në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

03.04.2026. 18:32

Shkoi te xhaxhai për vizitë, komshiu i moshuar e plagos aksidentalisht me armë gjahu

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar pasditen e sotme në Laknas të Tiranës, ku një 30-vjeçare ka mbetur e plagosur lehtë. Rreth orës 15:30, shtetasja me inicialet E. L. është paraqitur për mjekim në poliklinikën e Kamzës, pasi kishte pësuar dëmtime në zonën e faqes.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar autorin. Si rezultat i veprimeve të shpejta, policia ka shoqëruar në komisariat një 73-vjeçar me inicialet N. Sh., banues në Laknas, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se i moshuari ka qëlluar me armë gjahu për të larguar një kafshë nga oborri i shtëpisë. Por, një saçmë ka goditur aksidentalisht 30-vjeçaren, e cila ndodhej në oborrin e banesës së xhaxhait të saj në Laknas. E reja, pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është larguar në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Kamëz:

Rreth orës 15:30, është marrë njoftim se në poliklinikën në Kamëz është paraqitur për mjekim shtetasja E. L., rreth 30 vjeçe. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar Grupi Hetimor me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve hetimore është bërë identifikimi dhe shoqërimi në Komisariat i shtetasit N. Sh., rreth 73 vjeç, banues në Laknas, për veprime të metejshme proceduriale. Paraprakisht dyshohet se 73-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë dhe për pasojë një saçmë gjahu ka dëmtuar në faqe shtetasen E. L, e cila po qëndronte në oborrin e banesës së xhaxhait të saj, në Laknas.

30-vjeçarja pas marrjes së mjekimit kaloi në banesë. Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)