Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku një vajzë e mitur rreth 4 vjeç është kafshuar nga një qen i racës pitbull.
Gjithçka ka ndodhur në zonën e Lungomares, në qytetin turistike, teksa vajza e mitur ishte duke luajtur me gjyshen e saj.
Qeni ka dalë nga askund dhe e ka kafshuar vajzën në pjesën e kokës, duke i shkaktuar dëme të mëdha.
Është dashur ndërhyrja e menjëhershme e një punonjësi të gjelbërimit të bashkisë, i cili arriti ta largonte qenin dhe të shpëtonte vajzën.
E mitura është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.
Teksa qeni është lidhur me zinxhirë në pritje të policisë. Paraprakisht mendohet se kafsha është pa pronar, teksa një hetim ka nisur për ngjarjen.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)