Ambiciet e Braçes për Bashkinë e Tiranës, përgjigjet Taulant Balla

Kreu i grupit të PS, Balla ka folur për mediat në lidhje me ambicien e shpallur nga Erion Braçe për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

07.04.2026. 17:48

Ambiciet e Braçes për Bashkinë e Tiranës, përgjigjet Taulant Balla

Në fund të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, drejtuesi i këtij grupimi Taulant Balla ka folur përpara mediave për temat e diskutuara dhe zhvillimet më të fundit politike në vend.

Mes të tjerave, Balla është pyetur dhe për ambicien e shpallur hapur tashmë nga deputeti Erion Braçe, për të garuar për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Kreu i grupit të PS, u shpreh se në radhët e socialistëve kushdo ka të drejtën e tij për të kandiduar, teksa shtoi se është shumë herët për të folur për këtë çështje.

“Në PS secili ka të drejtën e vet. Kemi hapur një proces shumë të gjerë analize. Sa i përket ambicies për kryetar bashkie, do kemi kohë deri në zgjedhje”, u shpreh Balla.

Ai shtoi se deri në këto momente nuk ka diskutime për emra specifikë, duke lënë të hapur garën brenda forcës politike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)