Dënohet me 11 vite burg biznesmeni Rezart Taçi, i konfiskohen 18.3 mln euro të ‘Cosa Nostra-s’
Taçi u dënua në mungesë, pasi rezulton në arrati që prej vitit 2021. Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar 13 vite burgim për të, si dhe konfiskimin e një shume prej 18.3 milionë eurosh, të depozituar në një bankë në Tiranë.
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi, duke e shpallur fajtor për veprën penale të pastrimit të parave në bashkëpunim me organizatën mafioze italiane Cosa Nostra.
Taçi u dënua në mungesë, pasi rezulton në arrati që prej vitit 2021. Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar 13 vite burgim për të, si dhe konfiskimin e një shume prej 18.3 milionë eurosh, të depozituar në një bankë në Tiranë.
Sipas hetimeve të drejtuara nga kreu i SPAK, Klodian Braho, kjo shumë parash dyshohej se do të transferohej drejt llogarive bankare në Hong Kong dhe Singapor, me qëllim fshehjen e origjinës së saj. Fondet ishin para të dyshuara të mafies italiane dhe u bllokuan në Shqipëri në nëntor 2021, për t’u konfiskuar më pas me vendim gjyqësor.
Hetimet zbuluan një skemë të mirëorganizuar të pastrimit të parave, ku përfshiheshin edhe shtetas italianë si Francesco Zummo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli. Për këta shtetas, SPAK ka veçuar çështjen dhe ajo po vijon të shqyrtohet nga autoritetet italiane.
Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet italiane, në kuadër të një operacioni më të gjerë kundër veprimtarisë kriminale me origjinë nga përtej Adriatikut.
Nga hetimet rezulton se Artur Balla dhe Bledar Lilo kanë luajtur rol aktiv në ndihmë të shtetasve italianë për hapjen e llogarive bankare dhe kryerjen e transfertave. Ata janë dënuar përkatësisht me 7 vite e 4 muaj dhe 6 vite e 8 muaj burgim.
Sipas SPAK, Rezart Taçi kishte rënë dakord të ndihmonte në transferimin dhe fshehjen e shumës monetare kundrejt një përfitimi prej 16% të vlerës së parave, që përkthehej në rreth 3 milionë euro.
Paratë ishin paraqitur si investim në sektorin e hidrokarbureve dhe ishin shoqëruar me një draft-marrëveshje huaje me interes 5%, për të maskuar origjinën e tyre. Megjithatë, ndërhyrja e SPAK bëri të mundur bllokimin dhe më pas konfiskimin e shumës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mashtron me pensionistët për bonuset. Sipas tij kjo është shtresa që goditet më rëndë nga rritja e çmimeve.
Kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish poshtë zërat për bllokim të negociatave me Bashkimin Europian. Gjatë prezantimit të portalit për punësimin në sektorin publik, Rama tha se jemi në proces testimi të vazhdueshëm dhe se negociatat nuk janë shëtitje në lëndinë.
Një gjykatë e shkallës së parë në shtator e shpalli politikanin e krahut të djathtë, i cili ishte president nga viti 2007 deri në vitin 2012, fajtor për përpjekjen për të siguruar fonde nga Libia e Muammar Gaddafit për fushatën që e çoi në zgjedhjen e tij dhe e dënoi me pesë vjet burg.
Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve vlerëson se klientët shqiptarë në zonat kufitare furnizohen çdo ditë me 300 deri në 500 ton naftë në vendet fqinje.
Kreu i grupit të PS, Balla ka folur për mediat në lidhje me ambicien e shpallur nga Erion Braçe për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Volkswagen Golf” është përplasur nga pas me një mjet bujqësor tip zetor. Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që mjeti bujqësor të zhvendoset për dhjetëra metra përgjatë rrugës.
Gjykata e Lartë ka vendosur të mos ndryshojë masën e sekuestros ndaj pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit, duke i dhënë një tjetër goditje përpjekjes së tyre për të rifituar kontrollin mbi pronat.
Komente (0)