Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Rrogozhinë–Lushnje, pranë fshatit Golem.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Volkswagen Golf” është përplasur nga pas me një mjet bujqësor tip zetor. Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që mjeti bujqësor të zhvendoset për dhjetëra metra përgjatë rrugës.
Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të lënduar, drejtuesi i zetorit dhe dy pasagjerë që udhëtonin në automjetin “Golf”. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Burime nga policia rrugore bëjnë me dije se dyshohet që automjeti “Golf” ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë në momentin e përplasjes. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)